Page 112 - Demo
P. 112
Nxënësi/ja:4.2 Tipat e skemave të algoritmeve aftësohet në shkrimin e algoritmeve; njeh operatorët e përdorur në algoritme. Aktivitet:Në figurë jepet pseudokodi për gjetjen e mesatares së tre numrave të dhënë. Kjo është një nga menyrat e shkrimit të algoritmit. A dini ju ndonjë mënyrë tjetër të shkrimit të këtij algoritmi? Tipat e skemave të algoritmeveÇdo algoritëm mund të shprehet me ndihmën e pohimeve, vendimeve dhe përsëritjeve. Prandaj algoritmet në bazë të strukturës dhe hapave që duhet të ndjekin për zgjidhjen e problemit ndahen në: 1. algortime lineare2. algoritme të degëzuara3. algoritme ciklikeAlgoritmet më komplekse përftohen nga kombinimi i këtyre skemave algoritmike.Skemat lineare. Ndër skemat më të thjeshta algoritmike janë skemat lineare algoritmike. Te këto skema udhëzimet kryhen njëri pas tjetrit, sipas renditjes së përcaktuar. Çdo instruksion ekzekutohet vetëm një herë.Begin Algoritëm MesatarjaLexo (X, Y, Z)S= X+Y+ZA=S/3Shkruaj ( A)EndFillimiLexo ty= t*1,80+bShkruaj yFundiAlgoritëm: Gjetja e temperaturës në FarenhajtInput: t (temperatura C0)Ouput: y (temperatura F)Beginy ← t* 1,80 + 32EndShkruani skemën algoritmike që llogarit temperaturën në Farenhajt ku temperatura në F = (temperatura në C0) * 1,80 + 32;Pseudokodi BllokskemaShembull 1Skemat e degëzuara. Për ndërtimin e këtij tipi algoritmi prdoren kushtet logjike. Kushti logjik mund të jetë i vërtetë ose i gabuar, në bazë të cilit merren vendimet përkatëse për t’u kryer.110

