Page 115 - Demo
P. 115
Nxënësi/ja:2.1 43Programi kompjuterik përmban një bashkësi udhëzimesh. Gjuha e përdorur për t’i komunikuar udhëzime kompjuterit njihet si gjuhë programimi. Procesi i zhvillimit/shkrimit të programeve quhet kodim, kurse personi që i shkruan ato quhet programues ose kodues. Gjuhët e programimit janë të shumta. Ndër to mund të përmendim C, C++, Cobol, PASCAL, Visual Basic, Java, Python, Perl, PHP, Ruby on Rails, Scala etj. Çdo gjuhë programimi ka fjalorin e vet, i cili në thelb përmban një listë të përcaktuar fjalësh kyçe (rreth 30) dhe rregullat përkatëse të shkrimit të gjuhës. Programuesit duhet të ndjekin rregullat gramatikore, sintaksore dhe semantikore të gjuhës së programimit (lidhjet dhe rregullat e brendshme, të cilat bëjnë të mundur që programi të prodhojë daljen e pritshme prej tij) për të shkruar një program kompjuteri. Klasifikimi i gjuhëve të programimitNë fakt ekzistojnë disa kritere klasifikimi të gjuhëve të programimit, por gjatë kësaj teme mësimore do të ndalemi te klasifikimi në bazë të brezave. Ky klasifikim bazohet te zhvillimi i tyre në breza (ose gjenerata). Brezi i parë është gjuha makinë. Gjuhët makinë u përdorën për herë të parë në vitin 1940. Ato përbëjnë nivelin më të ulët të gjuhëve të programimit. Shembull i një programimi në gjuhë makine jepet në figurën 1. Në fakt, kodi i programit është në formën e serive të gjata të 1-shave dhe 0-ve. Përparësia kryesore e këtyre gjuhëve është se kodi që shkruan përdoruesi, mund të veprojë shumë shpejt dhe me efikasitet, sepse ekzekutohet drejtpërdrejt nga CPU-ja. Megjithatë, gjuhët makinë janë shumë më të vështira për t’i mësuar, në krahasim me një gjuhë të brezit të mëvonshëm të programimit. Ato u përdorën kryesisht për kompjuterat e brezit të parë, përmasat e të cilëve arrinin ato të një dhome gjigante.Gjuhët e programimit njeh historikun e zhvillimit dhe klasifikimin e gjuhëve të programimit; prezantohet me gjuhët e programimit më të përdorura dhe konceptet bazë të tyre. Aktivitet:Programimi dhe konteksti industrial: Njohja e platformës e-albaniaGjatë dy dekadave të fundit, bizneset më të suksesshme në fushën e kompjuterave janë kompanitë e teknologjisë, si: Apple, IBM, Hewlett Packard, Dell, Intel, Motorola, Cisco, Microsoft, Google, Amazon, Facebook, Twitter, Groupon, Foursquare, Yahoo!, eBay, si dhe shumë të tjera. Hulumtoni në internet mbi arritjet në fushën e teknologjisë të kompanive në vendin tonë, si dhe për gjetjen e shërbimeve të reja online që ofrohen nga platforma zyrtare, si e-albania. Aktivitet:Shembulli i një programimi në gjuhë makine jepet në figurën 1. Në fakt, kodi i programit është në formën e serive të gjata të 1-shave dhe 0-ve.Ky program mbledh dy numra dhe gjen mesataren e tyre. A është i kuptueshem ky shembull nga ju?Shembull i një programi në gjuhë makine i cili mbledh dy numradhe gjen mesataren e tyre. 000 0000A 0000000 0000A 0009000 0000B 0009 0008 0009 0080Ff55 CF FF54 CF FF53 CF C1 DDA0 FF24 CF FF27 CF D2 C7 0000 00E4 D10D D13DFig. 1113

