Page 116 - Demo
P. 116


                                    TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKABrezi i dytë është gjuha e bashkimit (assembler). Kjo gjuhë u zhvillua në mesin e viteve ‘50 të shekullit të kaluar. Për herë të parë u përdorën kodet mnemonike ose shkurtimet që mbahen mend lehtë (në vend të numrave). Shembuj të këtyre kodeve janë A për mbledhjen, CMP për krahasimin, MPpër shumëzimin dhe STO për ruajtjen e të dhënave në memorien e kompjuterit. Në ndryshim nga gjuha makinë, programet në assembler kërkojnë një përkthyes që t’i shndërrojë ato në gjuhë kompjuteri, i cili në këtë rast është një bashkues. Përparësia kryesore e saj është se programet mund të jenë shumë efikase në lidhje me kohën e ekzekutimit dhe të përdorimit të memories kryesore. Gjuhët e brezit të tretë janë gjuhët e nivelit të lartë. Një gjuhë programimi, në të cilën deklarimet nuk lidhen ngushtë me karakteristikat e brendshme të kompjuterit, quhet gjuhë e nivelit të lartë. Këto janë gjuhë të përparuara kompjuterike, që nuk varen nga tipi i kompjuterit të përdorur. Fillimet e këtij brezi i gjejmë në fund të viteve ‘50 të shekullit të kaluar, me gjuhët FORTRAN dhe COBOL, që janë shembujt më të hershëm. Zhvillimin më të madh ato e patën kryesisht gjatë viteve 1960-1970, duke sjellë lindjen e shumicës së gjuhëve moderne si Basic, C, C++, C# dhe Java (1990).Gjuhët e brezit të katërt janë gjuhët e nivelit shumë të lartë. Këto gjuhë programimi janë hartuar për ndërtimin e software-ve në fusha të ndryshme. Disa nga tiparet bazike të gjuhës së brezit të katërt janë:-Udhëzimet janë shkruar në fjali të ngjashme me gjuhën njerëzore, por në anglisht.-Ka produktivitet të lartë, sepse shkruhen më pak rreshta kodesh për të realizuar një detyrë të caktuar në krahasim me gjuhët pararendëse.Këto gjuhë janë projektuar për të reduktuar punën e programuesve dhe kohën që duhet për të zhvilluar një software, duke ulur koston e prodhimit software-ik. Shembuj të gjuhëve të këtij brezi janë IBM’s, ADRS2, APL, CSP, dhe AS, Power Builder, Access, Structured Query Language (SQL).Gjuha e brezit të pestë (5GL) është inteligjenca artificiale. Në vitet ‘90 të shekullit të kaluar u zhvilluan gjuhët e brezit të pestë. Gjuhët e këtij brezi synojnë zgjidhjen e një problemi të dhënë nga kompjuteri pa ndërhyrjen e programuesit. Për këtë shfrytëzohen kryesisht metodat e Inteligjencës Artificiale. Informacioni i përftuar nga bazat e të dhënave (që në fakt janë gjigante), përpunohet nëpërmjet këtyre metodave. Më pas nxirren përfundime dhe këto të fundit shfrytëzohen nga programe të tjera për zgjidhjen e problemeve. Shembuj të gjuhëve të brezit të pestë janë Prolog, OPS5, dhe Mercury.Shembull i një programi në gjuhën Asembler i cili mbedh dy numra dhe gjenmesataren e tyre. FIRST: LONG 10SECND: LONG 15SUM: BLKL 0AVG: BLKL 0DUMPLONG FIRSTDUMPLONG SECNDADDL3 FIRST, SECND, SUMDEMPLONG SUMDIVL3 #2, SUM, AVGDUMLONG AVGEXIT.END PROG1BFig. 2 Aktivitet:Në fig. 2 jepet shembulli i një programi në gjuhë Asembler, i cili mbledh dy numra dhe gjen mesataren e tyre. Identifikoni fjalët që janë të lexueshme për ju. A është më e lehtë për t’u lexuar sesa kodi makinë?114
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120