Page 117 - Demo
P. 117
TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA Përkthyesit e gjuhës së kompjuteritPërkthyes i gjuhës së kompjuterit quhet një program kompjuterik, i cili shndërron udhëzimet e shkruara nga një gjuhë kompjuteri në një tjetër. Teksti që përkthehet quhet kodi burim. Produkti që përftohet nga ky përkthim quhet kodi objekt. Disa nga llojet e përkthyesve të gjuhës janë:• Bashkuesit (assembler). Një bashkues është një program, i cili përdoret për të shndërruar (konvertuar) kodin burim nga gjuha assembler në gjuhë makine dhe anasjelltas. Ky tip përkthyesi merr çdo deklarim të kodit burim dhe gjeneron prej tij një seri bitesh përkuese (një seri zerosh dhe njëshash për një gjatësi të caktuar). Në fund të këtij procesi, bashkuesi prodhon në dalje atë që quhet kodi objekt. • Përpiluesi (kompiluesi). Një përpilues është një program që shndërron kodin burim të shkruar në një gjuhë të nivelit të lartë, në gjuhë makine (kodi objekt) që kompjuteri mund ta kuptojë. Ky shndërrim i kodit është i nevojshëm për të krijuar skedarin e ekzekutueshëm (skedari me prapashtesën .exe), të cilin përdoruesi do ta ekzekutojë në kompjuter. Gjuhët që përdorin një përkthyes të tillë janë: C, PASCAL, C++ etj.• Interpretuesi. Interpretues është programi që përkthen nga kodi burim në një kod ndërmjetës dhe e ekzekuton atë menjëherë, rresht pas rreshti. Kodi objekt nuk ruhet në një skedar të veçantë. Disa gjuhë të nivelit të lartë që përdorin interpretues janë: Basic, Cobol, Perl, Asp etj.SkedariBurimiSkedariBurimiSkedariBurimiSkedariBurimiLidhësiSkedariObjektSkedariObjektSkedariObjektSkedariObjektProgrami Ekzekutues1. Nëse kodi për:+ është @ / është $- është ! x është # atëherë llogaritni si më poshtë vijon:a. 4 @ 5 ! 1 / 2 # 7 = ? b. 18 @ 7 ! 5 # 5 = ?2. Bazuar në kodet e dhëna:‘Ky’ = 01; ‘breshëri’ = 02; ‘bie’ = 03; ‘në’ =04; ‘tip’ = 05; ‘kryesisht’ = 06; ‘pas’ = 07; ‘korrat’ = 08; ‘verë’ = 09; ‘të’ = 10,zbërtheni kodin e mëposhtëm: 01 05 02 03 06 04 09 07 3. Lidhni me shigjetë sipas përkatësive.• Përpilues• Gjenerata e 5-të• Interpretues • Gjenerata e 4-t4. Argumentoni se cilit nga llojet e përkthyesve i përkon një skeme të dhënë në figurën 3. Njohuri të zgjeruaraGjuha Java ka edhe përpilues, edhe interpretues. Kodi burim shndërrohet fillimisht në një kod në byte (kodi në byte është i ndryshëm nga kodi makine) nga një përpilues. Skedari që përmban kodin në byte, mund të merret dhe të ekzekutohet në çdo platformë nëpërmjet interpretuesit që quhet Java Virual Machine. • Inteligjenca artificiale• C++• Basic• AccessFig. 3115

