Page 118 - Demo
P. 118
Nxënësi/ja:4.4 Njohja e programeve Qasjet e programimitGjuhët e programimit jo vetëm që janë zhvilluar në kohë, por ato mbartin edhe filozofi të ndryshme në lidhje me gjetjen e zgjidhjes për një problem të dhënë. Në programim dallohen dy qasje kryesore: programimi procedural dhe programimi i orientuar tek objekti.Programimi procedural nënkupton zgjidhjen e problemeve hap pas hapi nëpërmjet funksioneve (apo procedurave). Këto funksione mund “të njoftojnë” edhe funksione të tjera brenda tyre, por para së gjithash, duhet të ekzistojë vetëm një funksion kryesor, që tregon rendin se si do të njoftohet dhe ekzekutohet tërësia e funksioneve, siç tregohet në figurën 1. Si rrjedhim krijohet seria e udhëzimeve që duhet ekzekutuar nga kompjuteri hap pas hapi. Të tilla janë C, Fortran, Basic, Cobol etj. fiton përvojë për gjetjen e burimeve/metodave të ndryshme që mbështesin krijimet e tij/saj kompjuterike. Aktivitet:A keni dëgjuar për programimin procedural apo për atë të orientuar në objekt? Çfarë janë qasjet e gjuhëve të programimit? Çfarë kuptoni nga këto emërtime?Në programimin e orientuar tek objekti (Object Oriented Programming- OOP), një program nuk është më një seri udhëzimesh, por një bashkësi objektesh. Sipas kësaj qasjeje, të gjitha llogaritjet për zgjidhjen e problemeve bëhen duke u bazuar tek objektet. Objekti është një element i programit, i cili bën të mundur kryerjen e disa veprimeve dhe ndërveprimin me elementet e tjera të programit. Kështu p.sh., një objekt mund të jetë një njeri. Çdo njeri ka si karakteristikë një emër, p.sh. Eni, dhe kjo karakteristikë për objektin quhet veti e tij. Njeriu mund të ecë, pra të kryejë veprime dhe këto veprime jepen nga metodat. Fig. 1116

