Page 119 - Demo
P. 119
TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA Aktivitet:Hyni në internet dhe kërkoni http://www.cplusplus.com/reference/clibrary/. Aty do të gjeni të gjitha bibliotekat e gjuhës C, shpjegimet përkatëse, funksionet e çdo biblioteke dhe shembujt përkatës (fig. 3).Metodat janë të njëjta me funksionet në qasjen procedurale, por në dallim me të, metodat shoqërojnë gjithnjë objektet. Objektet janë “mishërim” i një koncepti më të gjerë, siç janë klasat (fig. 2). Klasat kanë të përcaktuar në mënyrë të përgjithshme vetitë dhe metodat, kurse objektet janë thjesht shembuj të këtyre klasave. Gjuhët e programimit të orientuara mbi objektet janë Java, C++, Perl, Python, dhe Ada.Gjithsesi, gjuhët e programimit mund të përftojnë elemente të një ose disa qasjeve të programimit. Përvojat më të mira për gjuhën CBibliotekat e gjuhës C.Shpjegimi i përdorimit të bibliotekave dhe lista e funksioneve të tyre.Gjuha C është shembulli më tipik i qasjes procedurale (në vijim do të shqyrtojmë gjuhën Java si shembull i OOP). Për të gjitha gjuhët e programimit nevojitet përvoja në gjetjen e burimeve/metodave të ndryshme që na ndihmojnë të programojmë.Gjuha C është një nga gjuhët e programimit më të vjetra për qëllime të përgjithshme. Ajo u zhvillua në vitin 1972 në laboratoret e kompanisë Bell Telephone nga Dennis Ritchie. Gjuha C është një gjuhë shumë e fuqishme programimi, e cila mund të përdoret për programimin e sistemit, zhvillimin e aplikacioneve të biznesit dhe si një gjuhë assembler.Sistemi operativ UNIX është programi i parë madhor i shkruar në gjuhën C. Përveç sistemeve operative të shkruara në gjuhën C, sot një orientim tjetër janë edhe sistemet e ndërlidhura (embbeded systems) si sensorët, të cilët punojnë me programe të shkruara në C, apo variante të saj. Sot ekziston një gamë e gjerë mjetesh për të mësuar programimin, e cila është paraqitur në mënyrë të përmbledhur në tabelën e mëposhtme. Fig. 2Fig. 3117

