Page 12 - Demo
P. 12


                                    TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITKategoria Karakteristikat ShembujPërpunimi i tekstitKëto programe aplikacionesh kanë për qëllim përpunimin e tekstit, si p.sh.: shkrimin, fshirjen, shtimin e tekstit, krijimin e dokumenteve për publikim etj.Word i Microsoft OfficeLatexWordPerfect i CorelTabelatJanë programe aplikacionesh që përdoren zakonisht për veprime në lidhje me buxhetin, planifikimin në fushën financiare dhe të kontabilitetit. Por, sigurisht, kanë përdorim edhe në fusha të tjera ku kërkohen veprimet llogaritëse dhe analiza të dhënash.Excel i Microsoft OfficeLotus i IBMBazat e të dhënaveKëto programe synojnë ruajtjen e të dhënave, kërkimin e lehtë të tyre, renditjen dhe çdolloj veprimi tjetër me to.MySQL i OracleAccess i Microsoft Office3. Software-t ndihmëse: janë ato programe aplikimi që ndihmojnë një kompjuter për të kryer funksionet e mirëmbajtjes së tij si: backup i diskut, skanimi, pastrimi i viruseve ose rregullimi i informacionit etj. Këto software sigurojnë funksionimin normal të kompjuterit. Disa nga shërbimet më të rëndësishme janë: editimi i skedarëve të tekstit, backup-i, kompresimi i dosjeve, defragmentimi i diskut, antiviruset etj.Për secilën nga kategoritë e mësipërme jepni shembuj funksionesh për të cilët ju përdorni programin e dhënë. Cilat kategori mund të shtohen në këtë listë?Aktivitet:UshtrohuE vërtetë apo e gabuar?• Njësia e ruajtjes së informacionit është Hertz-i. V G• Një gigabyte është më e vogël se një megabyte. V G• Një kilobyte është 1024 byte. V G• Një software sistemi kryen detyra që lidhen me sistemin operativ. V G• Ms Office është një grup software aplikacionesh. V G1. Gjej cila është vlera më e vogël dhe më e madhe e një byte.2. Një nxënësi i duhet të transferojë një software që zë 2 GB, nga një kompjuter te një tjetër. Duke ditur që ai ka vetëm USB me kapacitet 1.8 MB, sa të tilla i duhen nxënësit? 3. Çfarë është sigurimi i informacionit? Cilat janë disa nga masat e sigurisë?  Siguria e informacionitSigurimi i informacionit është bashkësia e masave të marra për të mbrojtur kompjuterin dhe të dhënat që ndodhen në të. Sigurimi i informacionit varet nga lloji i sistemit dhe rëndësia e informacionit që ai përmban. Disa masa tipike për të përfituar sigurinë e kompjuterit janë:• Përdorimi dhe përditësimi i antivirusit.• Mbrojtja e skedarëve të sistemit kundrejt përdorimit të paautorizuar.• Shmangia e shkarkimeve nga website të dyshimta apo hapja e pjesëve të bashkëngjitura nga një adresë e-mail-i e panjohur.10
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16