Page 122 - Demo
P. 122


                                    Nxënësi/ja:4.6Programet i tregojnë kompjuterit se si duhet të zgjidhet një problem i caktuar. Programi është një mënyrë e shkrimit të algoritmit në formë të kuptueshme për kompjuterin. Algoritmet të shkruara në formën e pseudokodit nuk janë programe që mund ti kuptojë kompjuteri, pasi ata përdorin fjalë të gjuhës natyrore. Ato janë më të përgjithshme dhe më abstrakte se programet. Një algoritëm mund të zgjidhet nga njeriu ose makina, ose nga të dy. Programi patjetër ekzekutohet nga kompjuteri. Lidhja ndarmjet programit, algoritmit dhe të dhënave është dhënë me formulen:Programi = Algoritmi + Të dhëna Për të ndërtuar një program duhet të kaloni në 6 faza të rëndësishme:• Faza 1: Shkrimi i programit Kjo fazë lidhet me shkrimin (editimin) e programit që doni të ndërtoni. Për këtë përdoret një program, që njihet si program editues apo thjesht editor. Ju e shkruani programin në një gjuhë programimi (zakonisht i referohemi si kod burimi) duke përdorur editorin (fig. 1), bëni çdo korrigjim të nevojshëm dhe e ruani atë sipas dëshirës, si p.sh., te disku i kompjuterit tuaj. Prapashtesat e skedarëve për kodet burim të C-së shpesh mbarojnë me .c.Disk Programi edituesFaza 1:Programuesi krijon programin në një program editues dhe e ruan atë në disk.• Faza 2: Paraprocesimi Në fazën 2, ju jepni një komandë për të përpunuar programin. Zakonisht, kjo fazë paraprin fazën e përpilimit dhe komandat përkatëse quhen direktiva paraprocesimi, të cilat tregojnë se në program duhet të kryhen disa përpunime përpara përpilimit. Këto përpunime zakonisht janë skedarë ose biblioteka të ndryshme, të cilat duhet të përfshihen në program. Shembuj të komandave të tilla janë (# include < >), apo (# include “… “). • Faza 3: Përpilimi i programit Përpilimi (kompilimi) përkthen programin në gjuhë makine (skedari binar), i cili është i lexueshëm vetëm nga kompjuteri (fig. 2).Disk PërpiluesiFaza 3:Përpiluesi krijon kodin objekt dhe e ruan atë nëdisk.Nga shkrimi tek ekzekutimi i një programi  kupton nocionin e përpilimit dhe të ekzekutimit të një programi; kupton proceset që ndodhin nga shkrimi te ekzekutimi i programit.  Aktivitet:Ekzekutimi i një programi duke u nisur nga Windows Command Prompt. Hyni në CD-në tuaj (kapitulli 4, mësimi 4) dhe kopjoni skedarin e quajtur lojaIme.exe në kompjuterin tuaj. Ky skedar është një program i ekzekutueshëm, i cili është konceptuar si një lojë. Ju duhet të gjeni numrin e fshehur (midis 0 dhe 1000) në bazë të sugjerimeve që jep programi. Për ta ekzekutuar atë, hapni dritaren Command Prompt (shtypni cmd te dritarja Run në Windows), përcaktoni rrugën ku ndodhet skedari (p.sh., cd C:\\dosja1\\lojaIme.exe) dhe pasi të jeni vendosur te rruga ku ndodhet skedari, shkruani lojaIme dhe ndiqni udhëzimet për të gjetur numrin.Fig. 1Fig. 2120
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126