Page 123 - Demo
P. 123
TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA• Faza 4: Lidhja Në këtë fazë bëhet lidhja e referencave të ndryshme. Programi zakonisht përmban referenca te funksionet dhe te të dhënat e përkufizuara në vende të tjera, si në bibliotekat standarde ose në bibliotekat private të programuesve që i kanë ndërtuar vetë ato. Kodi makinë i prodhuar nga përpiluesi (kompilatori), zakonisht përmban “vrima”, për shkak të këtyre pjesëve që mungojnë. Në këtë fazë bëhet lidhja e kodit makinë me kodin për funksionet e munguara për të prodhuar një imazh të ekzekutueshëm (pa pjesë që mungojnë, fig. 3). • Faza 5: Ngarkimi Faza 5 është ngarkimi (fig. 4). Përpara se të ekzekutohet një program, ai fillimisht duhet të vendoset në memorie. Kjo bëhet nga ngarkuesi, i cili merr imazhin e ekzekutueshëm nga disku dhe e transferon atë në memorie. Gjithashtu, ngarkohen edhe përbërësit shtesë nga bibliotekat e përbashkëta që mbështesin programin.• Faza 6: Ekzekutimi Më në fund, në këtë fazë CPU-ja kryen udhëzimet e programit njëri pas tjetrit (fig. 5). Arkitektura moderne e procesorëve të kompjuterave të sotëm lejon ekzekutimin e udhëzimeve të ndryshme edhe në paralel, pra disa udhëzime ekzekutohen në të njëjtën kohë.CPUFaza 6:CPU merr çdo ushëzimdhe e ekzekuton atë,mundësisht ruan vlerat e reja të të dhënave ashtu siprogrami I ekzekuton....Memorja parësore2. Programi i lojës së shkruar në aktivitetin e këtij mësimi është i thjeshtë. Aty është paraqitur nëpërmjet inicialeve një variabël, midis 0 dhe 1000, të cilën ju duhet ta gjeni. Për këtë, programi ju pyet se cilin numër keni menduar. Pasi shkruani numrin, programi ju kthen përgjigjen se numri që keni futur është i saktë (nëse është i barabartë me vlerën e ruajtur), është më i madh (nëse vlera e futur është më e madhe), dhe është më i vogël (nëse vlera e futur është më e vogël).• Shkruaj pseudokodin për këtë program.• Çfarë algoritmi do të përdorje për ta gjetur numrin sa më shpejt? Argumentoje atë.1. Plotëso saktë fjalitë e mëposhtme.a) Programet shkruhen në kompjuter duke përdorur një program që quhet ______________.b) Përpara se përkthimi i përpiluesit të fillojë, programi duhet të ____________ në memorie.c) Një program i __________________, kombinon atë çfarë përpiluesi prodhon me funksionet e bibliotekave të ndryshme për të prodhuar programin e ekzekutueshëm.d) Faza e _____________ transferon programin e ekzekutueshëm në memorie.e) Ekzekutimi i një programi kalon në 6 faza :_______, ________, _________, ______, ____ , ______.DiskLidhësiFaza 4:Lidhësi lidh kodin objekt me libraritë, krijon një skedar të ekzekutueshëm dhe e ruan atë në disk.DiskNgarkuesiFaza 5:Ngarkuesi vendosprogramin në memorie....MemoriaparësoreFig. 3Fig. 4Fig. 5121

