Page 124 - Demo
P. 124
Nxënësi/ja:Mënyrat e programimit 4.7 Programimi në CPërpara se të nisim programimin në C, duhet të kemi të paktën dy programe:1. Edituesin e kodit burim. Sot kemi një larmi programesh të tilla, duke filluar nga më i thjeshti Notepad, tek ato më të ndërlikuara, si Notepad++ për Windows dhe Sublime Text, Vim e Emacs për Linux. Këta editorë tekstesh ofrojnë disa tipare lehtësuese për editim si: ngjyrime të fjalëve kyçe dhe numrat e rreshtave, të cilat e bëjnë kodin më të lehtë për t’u lexuar me një shikim dhe për të pikasur gabimet sintaksore.2. Përpiluesin. Ashtu siç e kemi shpjeguar më parë, kodi burim duhet të shndërrohet në kodin binar. Kjo është detyra e përpiluesit. Për Windows, përpiluesi më i njohur është Visual Studio. Ndërsa për Linux është gcc (Gnu compiler collection); përpiluesi klasik i C, gcc mund të përdoret edhe në Windows, nëse instalohet paraprakisht një platformë tjetër e quajtur MinGW. Pasi të keni instaluar editorin dhe përpiluesin, për të nisur programimin në C duhet të ndiqni këta hapa:• në Windows 7/8, te Start, gjeni programin Visual Studio Tools dhe më pas zgjidhni shortcat-in Developer Command Prompt;• krijoni një direktori të re në C, për shembull shkruani md c:\\programi1 dhe shtypni Enter; më pas shkruani cd c:\\simple dhe shtypni Enter për ta ndryshuar rrugën, ku do të ndodhet skedari juaj;• në Notepad++ hapni një dokument me emrin programiIm dhe tek opsioni Save as type zgjidhni C source file; shkruani kodin si në figurën 1 dhe ruajeni në direktorinë c:\\programi1; njeh mjetet që duhen për të ndërtuar një program; njeh konceptin e mjediseve të integruara IDE për zhvillimin e programeve; njeh se cilat janë IDE-të më të përdoruara në treg. Aktivitet:Gjatë temës së kaluar mësuam se për të ekzekutuar një skedar binar duhet të hapnim dritaren Command Prompt, të vendosemi në rrugën ku ndodhet skedari binar dhe të shkruajmë emrin e tij. Si mund ta krijojmë një skedar binar? Çfarë duhet të kemi paraprakisht në kompjuter?Kur shkruajmë një kod në gjuhën C, shkrimi i karatereve speciale si p.sh., ë dhe ç në gjuhën shqipe, kërkon njohje më të thelluara në programim. Për këtë arsye, si fillim kodet në gjuhën C ne do t’i shkruajmë pa këto karaktere. Kështu në vend të ë do të jetë e dhe në vend të ç do të jetë c.Fig. 1122

