Page 125 - Demo
P. 125


                                    TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA•	 në dritaren Command Prompt shkruani komandën cl së bashku me emrin e skedarit ku është shkruar kodi i burimit, p.sh. cl simple.c,dhe shtypni Enter për të përpiluar programin (fig. 2); Nëse në monitor shfaqet një gabim që përmban kodin error C1034, ose error LNK1104, ju duhet të siguroheni që keni hapur Command Prompt te Visual Studio dhe jo atëtë Windows-it. Gjithashtu, sigurohuni që keni instaluarnë mënyrën e duhur Visual Studio. Nëse ju shfaqet një gabim përpilimi, rishikoni kodin e burimit për gabime, më pas përpiloni kodin sërish.•	 përpiluesi gjeneron një skedar .obj, që përmban kodin e përpiluar dhe më pas njofton linker-in për të ndërtuar programin e ekzekutueshëm, i cili mban emrin e skedarit të kodit të burimit, por ka prapashtesën .exe, p.sh. programiIm.exe. Për ta ekzekutuar atë mjafton të shkruani emrin e skedarit (fig. 3);•	 në fund, ju do të shihni në monitor atë çfarë bën programi juaj. Konkretisht, ai afishon fjalinë: “Ky është programi im i parë në C”. Mjediset e integruara të zhvillimit Për të programuar, ju mund të veproni sipas metodës së mësipërme ose të zgjidhni një mjedis të vetëm që ka të integruar Edituesin, Përpiluesin, por edhe Debugger-in. Ky i fundit na ndihmon për të gjurmuar gabimet tona në një program. Këto mjedise njihen si Mjediset e integruara të zhvillimit (Integrated Development Environments - IDE). IDE-të më të përdorura janë Microsoft Visual Studio (Microsoft Visual Studio Express është versioni pa pagesë), Codeblocks, NetBeans, Eclipse, CodeLite dhe DevC++.Sot, shumë programues parapëlqejnë dhe rekomandojnë përdorimin e IDE-ve në vend të komponentëve veç e veç. Për më tepër, IDE-të ofrojnë edhe një ndërfaqe grafike shumë të lehtë për përdoruesit fillestarë.Fig. 2Fig. 3123
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129