Page 127 - Demo
P. 127
Nxënësi/ja:2.1 48 Code::blocks, tiparet e kësaj IDE-je Code::Blocks është një IDE, pra një program ku integrohen:• programi për shkrimin e kodit burim (Editor);• përpiluesi për përkthimin e kodit burim në kodin makinë; përdoruesi ka një varietet zgjedhjesh për përpilatorët si:o GCC (MingW / GNU GCC) o MSVC++ o Borland C++ 5.5. • mjeti për gjetjen e gabimeve (Debugger) në kod.Kjo IDE është pa pagesë dhe ka një ndërfaqe grafike shumë të thjeshtë, gjë që e bën më të lehtë punën e përdoruesit në kryerjen e detyrave. Ajo mundëson ndërtimin e programeve në C, C++ dhe Fortran. Për më tepër Code::Blocks ofron mundësinë për të shtuar Plug-in të tjerë, të cilët janë përbërës software-ik që i shtojnë tipare të veçanta një programi. Kështu, përpilimi dhe procesi i debugg-imit realizohet në sajë të këtyre përbërësve. Për informacione më të zgjeruara rreth kësaj IDE-je mund të hyni në wiki-n e Code::Blocks-it (http://wiki.codeblocks.org/index.php/Announcement_for_plugins/patches) Hapat për ndërtimin e një projekti në Code::BlocksNë këtë temë mësimore do të trajtojmë hapat që ndiqen për të zhvilluar një program shumë të thjeshtë në gjuhën C. Për këtë, fillimisht duhet të ndërtoni një projekt në Code::Blocks:1. klikoni mbi ikonën e programit që keni instaluar dhe në çast do të shfaqet një dritare (fig.1);2. klikoni te Create New Projectose te menyja File, zgjidhni New Project; Përpilimi dhe ekzekutimi koncepton projektet për ndërtimin e programeve; përpilon dhe ekzekuton projektet e tyre. Aktivitet:Hyni në internet dhe hapni faqen zyrtare te Code::Blocks http://www.codeblocks.org/downloads/binaries. Shkarkoni programin që i përkon sistemit tuaj operativ dhe instalojeni atë në kompjuterin tuaj. Në desktop-in e kompjuterit duhet të shfaqet ikona e programit:Fig. 1125

