Page 129 - Demo
P. 129
Nxënësi/ja:2.1 49 njeh ndryshimin midis konstanteve dhe ndryshoreve; njeh tipat standardë në programim. Aktivitet:Çfarë është një konstante? Nga se karakterizohet ajo? Diskutoni me shokët në klasë informacionet që mund të keni rreth saj. Përkufizimi i konstantesNjë konstante është një objekt, vlera e të cilit qëndron e pandryshueshme gjatë gjithë ekzekutimit të programit. Ajo karakterizohet nga një emër, që shërben për ta identifikuar atë dhe nga një vlerë e pandryshueshme, e cila bën të mundur përcaktimin në mënyrë të detajuar të tipit përkatës të konstantes. Një shembull i tillë jepet në tabelën e mëposhtme.Objekti Tipi i konstantes Roli Deklarimi në C: Në përgjithësi emri konstante = vlera e konstantesroli që luan në program #defineconstShembull g g=9.8 nxitimi i rënies së lirë #define g 9,8 const float g=9.8 Përkufizimi i ndryshoresKonstantet, ndryshoret dhe tipat e të dhënave Aktivitet:Nga ligjet e fizikës dimë se, kur një trup kryen rënie të lirë me shpejtësi fillestare V0, shpejtësia me të cilën ai mbërrin në tokë jepet me formulën V=gt+V0, ku nxitimi i rënies së lirë është g dhe koha e rënies së trupit është t. Bazuar në këtë formulë, jepni algoritmin që gjen shpejtësinë e trupit, kur t=10 s dhe V0=5 m/s. Identifikoni të dhënat e problemit që ndryshojnë dhe ato që nuk ndryshojnë (konstantet).Një ndryshore (variabël) është një objekt, i cili në ndryshim nga konstantet, ka një vlerë të ndryshueshme. Ky objekt ka një vend në memorie (adresa), i cili identifikohet nga emri i ndryshores.Një ndryshore (variabël) karakterizohet nga: emri, tipi, vlera (fig. 1).• Emri (identifikuesi unik) i ndryshores (variablës) këshillohet të lidhet me informacionin që ai duhet të mbajë në program.• Tipi i ndryshores i nevojitet përpiluesit për të ditur se sa vend duhet të rezervojë në memorie për të ruajtur ndryshoren.• Vlera është pikërisht vlera konkrete që do t’i jepet ndryshores. Kjo mund të ndryshojë në kohë.Adresa Vlera159916001601160216031604......18Duke qenë se vlera e një variabli ndryshon gjatë ekzekutimit të një programi, gjithmonë duhet bërë kujdes që të përkojë tipi mevlerën.Fig. 1127

