Page 13 - Demo
P. 13


                                    Nxënësi/ja:2.1 13 Funksionet e kompjuteritNjë kompjuter kryen veprime të ndryshme mbi informacionin e ruajtur në të. Këto veprime ekzekutohen nga procesori. Një veprim është një bashkësi udhëzimesh që ruhen në memorien e tij së bashku me të dhënat që përpunohen. Për të realizuar komunikimin midis procesorit dhe memories përdoret sistemi Bus, i cili jo vetëm transmeton të dhënat, por edhe i vendos ato në adresat e duhura, sipas udhëzimeve. Megjithatë, është përdoruesi ai që i jep kompjuterit të dhënat dhe udhëzimet që duhet të ndjekë dhe është po ai që pret të marrë një përfundim të caktuar nga kompjuteri. Këto funksione i kryejnë pajisjet e hyrjes dhe ato të daljes.Skema e thjeshtuar e kompjuterit tregohet në figurën 1. Terminologjia dhe funksionimi i kompjuterit  njeh rolin dhe funksionimin e procesorit dhe të memories; kupton skemën e funksionimit të kompjuterit; interpreton terminologjinë bazë të kompjuterit.1. Hapni kompjuterin, klikoni me të djathtën e mausit tek ikona My Computer dhe përzgjidhni Properties (ose tek Control Panel, zgjidhni System). Përqendrohuni te ndarja System dhe sqaroni fushat përkatëse. 2. Klikoni te Device Managerdhe shihni të gjithë listën e hardware-ve që përdor kompjuteri juaj. Aktivitet:Sistemi BusBus i të dhënave Bus i adresës Bus i kontrollitCPU Memoria Hyrjet dhe daljet ProcesoriProcesori është përbërësi kryesor i kompjuterit. Ai është një qark elektronik, i cili duhet të interpretojë dhe ekzekutojë udhëzimet e programeve dhe të sistemit operativ. Ora e procesorit shërben për të realizuar renditjen e udhëzimeve dhe kohën e ekzekutimit të tyre. Sa më e lartë frekuenca e orës, aq më shpejt ekzekuton procesori udhëzimet, dhe, si rrjedhim, kompjuteri punon më shpejt. Frekuenca e orës është karakteristika kryesore e procesorit (CPU), e cila përcakton shpejtësinë e përpunimit të informacionit. Ajo matet me Hertz (Hz) dhe shumëfishat e tij. Kështu, në figurën 2, procesori është Intel Xeon dhe ka një frekuencë prej 2.8 GHz. Procesorët kanë njohur një revolucion të vërtetë. Në tabelën e mëposhtme po japim një përmbledhje të karakteristikave të procesorëve Intel përgjatë historisë së tyre për të dëshmuar ndryshimet në kohë.Fig. 1Fig. 211
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17