Page 130 - Demo
P. 130
TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKANë tabelën e mëposhtme jepen karakteristikat e një ndryshoreje në program.Objekti Tipi RoliNë përgjithësi Emri tipi i ndryshores roli që ka ndryshorja në programShembull t numër real kohaDeklarimi në C ndjek një rend të tillë, p.sh. tipi emri: int V0, dhe nëse duam t’i japim një vlerë, atëherë tipi emri = vlera. Tipat standardëEkzistojnë disa tipa standardë në C, si: numerik, karakter apo varg karakteresh, bulean. Në vijim do të njihemi vetëm me tipin numerik, ndërsa tipat e tjerë do të trajtohen në mësimet pasardhëse. Tipi numerikTipi numerik është tipi më i përdorur në programim. Në fakt, shumë probleme kërkojnë përpunim numerik të të dhënave. Ky tip ka disa nëntipa, ku më të njohurit janë numrat e plotë dhe numrat me presje. Çdo tip numerik karakterizohet nga vlera dhe veprimet që kryen me të.• Vlera. Ky tip merr vlera nga intervali [-maxint, maxint], ku maxint është një konstante, që nënkupton numrin e plotë maksimal, i cili shkruhet int (nga anglishtja integer). Duke qenë se informacioni në kompjuter ruhet në formë binare, pra duke përdorur vetëm dy shifra 0 dhe 1, edhe numrat nuk bëjnë përjashtim. Zakonisht, një int zë dy byte, ku çdo byte ka 8 bite. Një bit i kushtohet vetëm shenjës 0 (për shenjën +), dhe 1 (për shenjën -), mbeten 15 bite për të përfaqësuar të gjithë numrat e plotë. Kështu, numri 19 666 do të ruhet në memorie si: 0 1 0 0 1 1 0 0 1 1 0 1 0 0 1 0.Biti i parë. Ky bit tregon shenjën e numrit dhe i përkon fuqisë 15 të dyshit. Duke filluar nga fuqia 14 e deri te fuqia 0, numri i mësipërm shkruhet:214 + 211 + 210 + 27 + 26 + 24 + 21 = 19 666Kjo tregon se vlera maksimale maxint do t’i përkonte rastit kur të gjithë numrat do të jenë 1, pra 01111111 11111111, e cila do t’i përkonte vlerës: maxint = 215 – 1 = 32 767. Kështu, numrat e plotë, pra ata int, do i përkasin intervalit [-32 768, 32 767].• Veprimet që shoqërojnë numrat e plotë. Veprimet që mund të kryhen me numrat e plotë janë paraqitur në tabelat në vijim. Gjithashtu, aty janë paraqitur operatorët, funksioni i tyre, mënyra se si përdoren nëse kemi dy shprehje të përgjithshme expr1dhe expr2, si dhe shembujt e përdorimit të tyre. Aktivitet:Cila është vlera maksimale që mund të marrë një ndryshore (variabël) e tipit të numrave të plotë dhe intervali përkatës i vlerave? Nga se varet kjo vlerë? Çfarë veprimesh mund të shoqërojnë tipat e numrave të plotë?Le të shqyrtojmë karakteristikat e tipit të numrave të plotë. 128

