Page 132 - Demo
P. 132


                                    Nxënësi/ja:4.10 Tipat standardë Tipi i numrave realëPërveç numrave të plotë, në matematikë përdoren edhe numrat realë. Këta numra përdoren edhe në informatikë, por me një përkufizim të ndryshëm nga ai në matematikë. Në informatikë, domosdoshmëria për të ruajtur numrat në një numër bytesh të kufizuar paraqet kufizime jo vetëm te vlera maksimale, por edhe te precizioni (numri i shifrave pas presjes dhjetore). Në programimet C/C++ dhe Java ekzistojnë dy tipa që mundësojnë veprimet me numra me presje dhe me numra të plotë më të mëdhenj se ata të tipit int. Këta janë: double dhe float. Këta tipa karakterizohen nga vlerat dhe veprimet.- Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur disa të dhëna për sasinë (vendin) e memories që zënë vlerat minimale e ato maksimale dhe numrat pas presjes për këta tipa të numrave realë, ku 1.2E-38= 1.2 10-38, dhe 3.4E+38=3.4 1038Karakteristikat e numrave realëTipi Madhësia e ruajtjes Vlerat e vargut Saktësiafloat 4 byte 1.2E-38 to 3.4E+38 6 numra pas presjes dhjetoredouble 8 byte 2.3E-308 to 1.7E+308 15 numra pas presjes dhjetorelong double 10 byte 3.4E-4932 to 1.1E+4932 numra pas presjes dhjetore-Veprimet që shoqërojnë këta tipa numrash janë të njëjta me ato të numrave të plotë, të cilat janë trajtuar në mësimin paraardhës. Tipi buleanKy tip përdoret zakonisht për të kryer veprime logjike.Një ndryshore (variabël) e tipit bulean merr vetëm dy vlera: e vërtetë (true), e gabuar (false). Ato ruhen zakonisht vetëm në 1 byte. Për të gjetur një rezultat të tipit bulean, krahasojmë të dhënat përkatëse, për shembull: rezultati i (14 > 5) është i vërtetë, rezultati i (14 < 5) është i gabuar. Po kështu, rezultati i ( 5 = 9 ) është i gabuar. Veprimet që shoqërojnë numrat bulean paraqiten në tabelën e mëposhtme.Operatorët logjikë në tipin buleanFusha e përcaktimit E vërtetë ose e gabuar Sintaksa në C Shembuj x = e vërtetëy = e gabuarOperatorët logjikëSimbolet algoritmikejo (Not)dhe (And)ose (Or)ose ekskluzive (XOR)!&&||^!x (e gabuar)x&&y (e gabuar)x||y (e vërtetë)x^y (e vërtetë) njeh tipat standardë dhe veprimet që i shoqërojnë ata.Cilat janë vlerat që mund të marrin ndryshoret (variablat) e tipit real? Çfarë veprimesh mund të kryhen me tipin e numrave realë? Ndiqni hapat e mëposhtëm për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve.  Aktivitet:130
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136