Page 133 - Demo
P. 133
TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA Tipi karakterNjë tip karakter i përket njërës prej kategorive të mëposhtme:• shifra nga 0 në 9;• shkronjat e mëdha të alfabetit nga A në Z dhe ato të vogla nga a në z;• karakteret speciale +, -, * , / , ; etj., që përkojnë me tastet e tjera të tastierës, përfshirë edhe atë të hapësirës dhe tastin Enter;• karakteret e paprintueshme. Një ndryshore (variabël) e tipit karakter zë zakonisht vetëm një byte, pra vlerat maksimale kufizohen nga 11111111 = 28 – 1 = 255. Sipas sistemit të kodifikimit ASCII, çdo karakteri i përkon një vlerë. Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur disa karaktere dhe vlerat e tyre sipas kodit ASCII. Vlerat e karaktereve sipas kodit ASCII.Shembuj karakteresh Kodi ASCIIshifrat nga 0 deri në 9 nga 48 deri në 57shkronjat nga A në Z nga 65 në 90shkronjat e vogla nga a në z nga 97 në 122tasti i kthimit (Enter) 13tasti i hapësirës 32Veprimet që kryhen me këtë tip, përmblidhen në veprimet e krahasimeve:< , >, =, ≤ , ≥ , ≠.1. Jepen udhëzimet e mëposhtme:X ← 5Y ← X/2Z ← X MOD 2W ← X+YT ← T / 32. Plotëso tabelën e mëposhtme.Vlera e shprehjes logjike A Vlera e shprehjes logjike B Jo(A) A dhe B A ose B A ose ekskluzive Be vërtetë e vërtetëe vërtetë e gabuare gabuar e vërtetëe gabuar e gabuar3. Ndërto një projekt dhe shkruaj kodin e tabelës së mësipërme:#include ; int main(){ char eMadhe, eVogel; printf(“Fusni nje shkronje te vogel: “); scanf(“%c”, &eVogel); if(eVogel >= ‘a’ && eVogel <= ‘z’) { eMadhe = (‘A’ + l - ‘a’); } else { eMadhe = eVogel; } printf(“ Shkronja kapitale eshte: %c \\n”, eMadhe); return 0;}a. Përcakto tipin e secilit prej ndryshesave X, Y, Z, W, T. b. Shkruaj deklarimet përkatëse.c. Gjej se cili nga udhëzimet e mëposhtme është gabim dhe sugjero një mënyrë për të shmangur gabimin.• Modifiko programin në një mënyrë të tillë, që ai të testojë nëse karakteri i futur nga tastiera është një shkronjë e vogël.131

