Page 135 - Demo
P. 135


                                    TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA Veprimet e hyrjeve dhe ato të daljeve• Veprimet e hyrjeve Me hyrje kuptojmë leximin e të dhënave. Ky veprim mundëson dhënien e vlerës së një ndryshoreje (variable) duke përdorur pajisjet hyrëse, si tastiera. Vlerat e lexuara nga pajisjet kopjohen te ndryshoret (variablat) në memorien qendrore të kompjuterit. Tipi i të dhënës duhet të përkojë me ndryshoren e deklaruar në program, sepse përpiluesi rezervon në memorien e kompjuterit aq vend sa mund të duhet për ndryshoren e deklaruar.• Veprimet e daljeve Me dalje kuptojmë shkrimin e të dhënave (shpeshherë, rezultati i përpunimit të tyre). Nëpërmjet një pajisjeje dalëse bëhet i mundur shkrimi i përmbajtjes së ndryshoreve në memorien qendrore.Në tabelën e mëposhtme jepen në mënyrë të përmbledhur funksionet kryesore në gjuhën Cqë lejon dialogimin midis përdoruesit dhe programit.Funksionet kryesore në C për lexim dhe shkrimShkrimi në algoritmikë Funksioni Shembull PërshkrimiLexo (c)Afisho (c)int getchar();int putchar(int c);char c=getchar();putchar(c);Lexon një karakter nga tastiera dhe e afishon atë në ekran.Lexo (s)Afisho (s)char* gets(char *str);int puts(const char* str);char s[10]; gets(s);puts(s);Lexon një tabelë me karaktere nga tastiera dhe e afishon atë në ekran.Afisho (sipas një formati)Lexon (sipas një formati)int printf (const char* format, ... );int scanf (const char * format, ... ); int i=0;printf(“Numri %d”, i);int i;scanf (“%d”,&i);Afishon rezultatin në ekran.Lexon të dhëna nga tastiera.Megjithëse janë të ndryshme, këto funksione mbështeten në një koncept: duhet të specifikohet lloji i ndryshores që do të lexohet/shkruhet brenda në funksion. Për të përcaktuar llojin e ndryshores (variablit) brenda funksioneve të hyrje/daljeve, përdorim simbolet e mëposhtme:Simbolet e përdorura për funksionet e leximit dhe të shkrimit%d, %i: numrat e plotë %o: numrat sipas kodimit me bazë 8%s: tabelat e karaktereve %c: karakteret%f, %F: numrat me presje %x: numrat sipas kodimit me bazë 16133
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139