Page 137 - Demo
P. 137
Nxënësi/ja:2.1 Ciklet dhe përdorimi i tyre 4.12 Skemat e degëzuara algoritmikeGjatë ecurisë së një algoritmi, një nga veprimet e kryera më shpesh është testimi i një rezultati të llogaritur kundrejt plotësimit të kushtit, bllokskema (fig. 1.a) dhe pseudokodi (fig. 1.b). Nëse kushti plotësohet, pra përgjigjja në lidhje me kushtin është Po (True), një bllok udhëzimesh ekzekutohen (në figurë, blloku i të dhënave H1). Në të kundërt, do të ekzekutohen blloqe të tjera udhëzimesh (në figurë, blloku i të dhënave H2). Këto lloj skemash quhen skema të degëzuara (të kushtëzuara). kupton dallimin midis cikleve dhe rastet e përdorimit për secilin prej tyre; ndërton bllok-skemat e algoritmeve përkatëse; koncepton algoritmet sipas bllok-skemave. Aktivitet:Dy pika M dhe N në planin koordinativ kanë koordinatat përkatëse (XM, YM) dhe (XN,YN). Për të llogaritur largësinë (d) midis pikave M dhe N mund të përdorim formulën:Shkruani algoritmin për llogaritjen e kësaj largësie midis çdo çifti pikash në planin koordinativ. Përcaktoni të dhënat në hyrje, veprimet matematike që do të kryhen, dhe daljen. Çfarë do të ndryshonit në algoritëm, nëse në problemë na janë dhënë 4 pika në plan dhe do të na duhej të gjenim largësinë midis çdo çifti pikash? Shembull 1: Në bazë të bllokskemës së figurës 2.a, gjeni cilat do të jenë vlerat e ndryshoreve j dhe k pas kryerjes së degëzimeve? Kodi i programit jepet në figurën 2b.a) j = 2, k = 3b) j = 3, k = 3c) j = 2, k = 2 Skemat ciklike algoritmikeSkemat ciklike algoritmike janë skemat në të cilat, një apo disa blloqe udhëzimesh mund të ekzekutohen më shumë se një herë. Në këtë rast, blloqet e udhëzimeve do të formonin ciklin dhe një kalim nëpër të do të përbënte një bashkëveprim (iteracion). Jo PoLH2 H1Fig. 1.aPseudokodiIF kushti L THENH1ELSEH2ENDIF Fig. 1.bi

