Page 140 - Demo
P. 140
Nxënësi/ja:4.13 Ruajtja e të dhënave në tabelëTabela është një listë me elemente të të njëjtit tip, që identifikohet nëpërmjet përdorimit të kllapave [ ]. Ajo përfaqëson një mënyrë efikase për ruajtjen e të dhënave të ndryshme. Tabelat grupohen brenda një emri të vetëm dhe ruhen në memorien e kompjuterit në mënyrë të njëpasnjëshme. Pikësëpari duhet të kemi parasysh dy veprime të rëndësishme:1) deklarimin e tabelës;2) vendosjen e elementeve në tabelë dhe marrjen e tyre.1. Për të deklaruar një tabelë duhet të përcaktojmë fillimisht 3 gjëra kryesore: emri i tabelës, tipi i të dhënave që duhet të ruhen, dhe madhësia ose numri i elementeve që do të vendosen në tabelë. Sintaksa është: tipi emri i_tabelës [numri_ i_ elementeve]. Kështu, nëse duam të krijojmë një tabelë me 10 karaktere (që quhet TabelaIme), mjafton të shkruajmë: char TabelaIme[10]. Nëse në memorien e kompjuterit tonë char zë vetëm një byte, atëherë hapësira e memories që zihet nga tabela do të jetë si në figurë. Pjesa me ngjyrë të verdhë është zënë nga tabela, ndërkohë që në memorien e kompjuterit mund të ruhen të dhëna të tjera që përdoren nga programet ekzistuese. njeh mënyrat e ruajtjes së të dhënave në tabelë; ndërton funksione për të kryer llogaritje të ndryshme.Nëse do t’ju duhet të ruani të gjitha notat e 30 nxënësve të klasës suaj, si do të vepronit? Sa variabla (ndryshore) duhet të deklaroni? Si do t’i emërtonit ato? Aktivitet:Tabelat dhe funksionet+0+1+3+2+4+5+6+7+8+9+10+11+12+13+14+15Int i;char car;char TabelaIme[0]char TabelaIme[1]char TabelaIme[2]char TabelaIme[3]char TabelaIme[4]char TabelaIme[5]char TabelaIme[6]char TabelaIme[7]char TabelaIme[8]char TabelaIme[9]2. Nëse duam të vendosim elemente në tabelë, mund të shkruajmë:char TabelaIme[10] = {‘a’, ‘b’, ‘c’, ‘d’, ‘e’,’f’, ‘g’, ‘h’,’i’, ‘\\0’ }; osechar TabelaIme[10]= “abcdefghi”Ajo çfarë ndodh në memorie kur krijohet një tabelë, paraqitet në figurën 1.I njëjti deklarim qëndron edhe për tipa të tjerë, si int, float, double etj. Duhet të kemi parasysh që tipi i tabelës të përputhet me elementet që vendosen në të. int NotatStudenteve[30]={10,5,9} ;// Tabela nxë deri në 30 nota, por vetëm 3 nota janë hedhur si fillim. Notat duhet të jenë numra të plotë. float Temperatura[4]={25.7, 30.2, 35.4, 28.0 }// Tabela nxë deri në 4 numra me presjePër të marrë elementet nga tabela, mjafton të përcaktojmë emrin e saj dhe treguesin e elementit që duam. Treguesi përcakton vendin që zë elementi në tabelë. Sintaksa është: emri_tabelës[treguesi];Fig. 1138

