Page 141 - Demo
P. 141


                                    TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKANë figurën 2 ilustrohet mënyra se si aksesohen elementet në tabelë.Shembull: Në këtë rast do ndërtojmë një tabelë, ku do të ruajmë notat e disa nxënësve. Më pas do të llogaritim mesataren e notave. Kodi jepet në figurën 3, kurse rezultati paraqitet në figurën 4.TreguesiNë rast se kemi një tabelë me karaktere, ajo duhet të mbarojë me një karakter special, që është ‘\\0’.  FunksionetNjë funksion vendoset në program për të kryer një detyrë specifike. Ashtu si në matematikë, funksioni mund të marrë disa argumente në hyrje, t’i përpunojë ato, dhe në fund të kthejë rezultatin e kërkuar. Ne mund ta ndajmë kodin tonë në detyra dhe për çdo detyrë të ndërtojmë një funksion më vete, por një program në C duhet të përmbajë të paktën një funksion, i cili është funksioni main(). Funksionet shmangin përsëritjen e kodit dhe e bëjnë më të lehtë procesin e gjetjes së gabimeve.• Deklarimi i funksioneve: ky deklarim i tregon përpiluesit emrin e funksionit, parametrat që merr në hyrje dhe çfarë kthen. Sintaksa është : tipi_që_kthehet emri_funksionit (tipi_parametrit emri_parametrit, …. );• Përcaktimi i funksioneve. Çdo funksion ka trupin, i cili përpunon të dhënat e marra në hyrje për të realizuar detyrën e dhënë. Trupi i funksionit përfshihet brenda kllapave gjarpëruese {}.Fig. 2Fig. 3Fig. 4139
                                
   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145