Page 143 - Demo
P. 143
Nxënësi/ja:4.14 2.1 Konceptimi i projekteve Projektet me disa skedarëVitet e fundit, informatika dhe gjuhët e programimit kanë njohur një zhvillim të vërtetë. Megjithatë, duhet thënë se ky zhvillim ka ndodhur hap pas hapi. Fillimisht, duke qenë se kodet e programeve ishin të shkurtra, ato mund të shkruheshin shumë lehtë në një projekt të vetëm. Por kjo nuk mund të konsiderohej një metodë praktike, pasi bëhet fjalë për mijëra rreshta kod të shkruar në një skedar. Për këtë arsye, programuesit menduan që forma më e mirë për shkrimin e kodit ishte ndarja e tij në disa skedarë. Kjo do të sillte disa përparësi:• menaxhim më të mirë të kodit, pasi është më e lehtë të kërkosh skedarë sesa pjesë kodi brenda një skedari të vetëm;• ripërdorim të skedarëve në projekte të ndryshme;• krijon lehtësi në procesin e gjetjes së gabimeve. Ndërtimi i një projekti me disa skedarëSi fillim duhet të kuptojmë që çdo skedar luan një rol të caktuar, i cili përkon edhe me prapashtesën e skedarit. Ndarja bazë ka të bëjë me përcaktimin e skedarëve kokë ‘header” që kanë prapashtesën « .h » dhe të skedarëve të zakonshëm në C, pra me prapashtesën « .c » ose « .cpp ». Skedarët e zakonshëm në C ndahen në: skedarë që kanë të zhvilluar vetëm funksione dhe në skedarin e vetëm ku ndodhet funksioni kryesor i programit Main().Për të ndërtuar një projekt të tillë ndjekim hapat e mëposhtëm:• klikojmë te File, New, File (fig. 1); njihet me ndërtimin e projekteve me disa skedarë; koncepton programimet kompjuterike duke u nisur nga një projekt bosh, deri në finalizimin e tij.Ndërtoni në Code::Blocks një projekt dhe shkruani kodin që shihni në figurë. Aktivitet:Përpiloni dhe ekzekutoni programin për të parë se çfarë shfaq ai në monitor.Fig. 1141

