Page 145 - Demo
P. 145


                                    Nxënësi/ja:4.15 2.1 Strukturat e të dhënaveTë dhënat organizohen në struktura, në mënyrë që përdorimi i tyre të jetë sa më i lehtë. Algoritmet duhet t’i përshtaten gjithmonë strukturës së përzgjedhur të të dhënave. Kështu, hapi i parë për të ndërtuar një program për zgjidhjen e një problemi do të ishte përcaktimi i strukturës së të dhënave. Kërkimi i elementit maksimal në një tabelë njëdimensionaleDuke qenë se në pikën A të aktivitetit të dhënat tona konsistojnë në n numra të plotë, atëherë struktura më e mirë do të ishte një tabelë njëdimensionale. Algoritmi për zgjidhjen e problemit (fig. 1) do të fillonte duke deklaruar një variabël maxvl, e cila do të mbartë vlerën maksimale që duhet të llogaritë algoritmi. Këtë variabël e inicializojmë me vlerën e elementit të parë në tabelë. Më tej, futemi në një cikël for për të kontrolluar të gjitha vlerat e tabelës. Nëse një vlerë e tabelës është më e madhe se maxvl, atëherë variabla maxvl do të mbartë këtë vlerë. Cikli for mbaron kur të gjithë numrat në tabelë janë kontrolluar.  përzgjedh strukturat e të dhënave për zgjidhjen e problemeve të ndryshme; njeh disa algoritme që ekzekutohen mbi tabelat një- dhe dydimensionale.Përzgjedhja e strukturave të të dhënave sipas kërkesave të problemit.A. Ju jepet një bashkësi me n numra të plotë, p.sh.; [3, 56, 12, 14, 7, 9, 25, 41], ku n= 8, dhe ju kërkohet të gjeni një algoritëm që llogarit vlerën maksimale në këtë bashkësi. Si mendoni, çfarë strukture do të ishte më e përshtatshme për të ruajtur të dhënat? Nëse ju duhet të kodoni algoritmin përkatës, atëherë si duhet ta deklaroni dhe ta emërtoni me iniciale këtë strukturë të dhënash?B. Në planin koordinativ jepen 5 pika: A(0,1),B(2,3),C(3,1),D(2,6),E(4,0). Gjeni se cila është distanca më e vogël e mundshme midis këtyre pikave?Çfarë strukture të dhënash do të propozonit ju për të ruajtur të dhënat e problemit?  Aktivitet:Algoritmi: Llogaritja e vlerës maksimaleInput : Tabela A me n element A[0,…, n-1]Output : Vlera maksimale e A-sëmaxvl ← A[0] for ( i ← 1 ; i < n-1 ; i++) {if (A[i]>maxvl) maxvl ← A[i]}return maxvlKodi i algoritmit është Fig. 1Fig. 2143
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149