Page 15 - Demo
P. 15


                                    TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITQuad-Core Intel Xeon2006 2.66GHz 582000000 Ofroi rritjen e performancës, sidomos teserver-at, duke lejuar ekzekutimin e një numri më të madh aplikacionesh. Quad-Core Intel Xeon (Penryn)Dual-Core Intel XeonQuad Core Intel Core 2 Extreme2007 >3GHz 820000000 Brezi i familjes së procesorëve Intel Core 2, i quajtur ndryshe Penryn, përmban përmirësime të mikrostrukturës duke u bërë lider në performancë dhe në efikasitetin e energjisë (përmirësimi i imazheve, videove dhe përmbajtjeve 3D). MemoriaMemoria (kujtesa) është pjesa e kompjuterit, ku ruhen programet dhe të dhënat. Memoria formohet nga një numër i caktuar qelizash. Qeliza shërben për të ruajtur informacionin. Çdo qelizë ka një numër, i cili quhet adresë (fig. 3).Performanca e memories varet nga:• kapaciteti, që i përgjigjet numrit total të byte-ve përkatëse;• koha e kapjes së memories, që i përgjigjet intervalit të kohës midis dhënies së komandës për leximin e një Byte dhe kohës, kur ky byte është gati për t’u zotëruar te dalja e memories; • koha e ciklit, që përfaqëson intervalin minimal midis 2 hyrjeve të njëpasnjëshme në memorie;• debia, që ka të bëjë me sasinë e informacionit të shkëmbyer në njësinë e kohës (b/s).1. Në laboratorin e Informatikës analizoni kompjuterat e laboratorit duke dhënë informacion të detajuar për pajisjet hyrëse dhe dalëse.2. Në punë në grup hartoni një listë, ku të shkruani llojet eprocesorëve që ju njihni dhe parametrat e kompjuterit tuaj të parapëlqyer. Argumentoni përgjigjen tuaj duke përdorur njohuritë e përftuara. Fig. 313
                                
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19