Page 153 - Demo
P. 153


                                    Nxënësi/ja:2.1 Programimi në Scratch 4.18Scratch është një gjuhë programimi që ndihmon në krijimin e animacioneve, demonstrimeve ndërvepruese, lojërave dhe në publikimin e këtyre krijimeve nëpërmjet web-it.  Ndërfaqja e programimit në ScratchÇdo program në Scratch nis me përcaktimin e objekteve të cilat quhen sprite. Sprite është në thelb një imazh pa sfond, si p.sh, macja në figurën 1. Çdo sprite i japim udhëzime duke përcaktuar mënyrën si të lëvizë, çfarë muzike të luajë ose si të veprojë me sprite-t e tjera. Të gjitha këto udhëzime përfshihen brenda disa blloqeve grafike të quajtura skripte.Në mënyrë të përmbledhur, ndërfaqja e programimit në Scratch përbëhet nga këto elemente:1.   Skena (Stage) është vendi ku zhvillohen dhe paraqiten lojërat, animacionet që do të krijohen. Objektet lëvizin dhe ndërveprojnë me njëra-tjetrën në skenë sipas një fabule të caktuar. Ekzistojnë tri mënyra konfigurimi për çdo sprite në skenë: tingujt, kostumet, skripte-t. 2.  Tingujt (Sounds). Tingujt mund t’i zgjedhim sipas dëshirës. Ata mund të ofrohen nga programi, por edhe të “importohen” nga jashtë. 3.   Kostumet. Ne mund të ndryshojmë pamjen e një sprite duke i dhënë një paraqitje (kostum) tjetër. Për këtë kemi disa alternativa: o përzgjedhim imazhe që na ofrohen nga biblioteka e Scratch-it;o vizatojmë në editor-in e Scratch;o zgjedhim imazhe nga hard-disku; o marrim imazhe nga një website.4.  Skriptet mundësojnë shkrimin e funksioneve që do kenë sprite-t në skenë. Tërësia e funksioneve formon një veprim. Ky veprim mund të jetë një lëvizje, një fillim i muzikës, një afishim teksti etj. Të gjitha veprimet do të përfshihen në 8 kategori: lëvizja, pamja, tingulli, stilolapsi, kontrolli, ndjeshmëria, numrat, variablat. ekzekuton ushtrime të thjeshta në gjuhën Scratch; përdor programin Scratch si një mjet për të krijuar animacione, lojëra dhe produkte TIK, që ndërveprojnë me përdoruesin.Ajo çfarë shihni në figurë është një lojë e realizuar me Scratch. Projektin e saj mund ta gjeni online në :https://scratch.mit.edu/projects/109933397/Mjafton të shtypni shigjetat e tastierës (majtas, djathtas, lart)për të lëvizur animacionin njeri, në mënyrë që të arrijë në nivelin e fundit duke pasur vetëm tri jetë në dispozicion. Për ta kuptuar më mirë këtë lojë ndiqni mësimin në vijim. Aktivitet:Fig. 1151
                                
   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157