Page 154 - Demo
P. 154


                                    TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKAGjithashtu duhet të kemi parasysh një element të veçantë: flamurin jeshil. Gjithçka fillon nga një flamur jeshil, i cili sinjalizon fillimin e lojës. Ndërtimi i një loje në ScratchGjatë kësaj teme mësimore do të ndërtojmë një lojë me Scratch. Në qendër të saj do të jetë karakteri kryesor, që duhet të kalojë pengesa të ndryshme me anë të lëvizjes majtasdjathtas dhe kërcimit lart. Pengesat mund të jenë të ndryshme si: një gropë, një armik etj. Karakteri kryesor do të fillojë nga një pikë e caktuar dhe duhet të arrijë në pikën përfundimtare duke pasur vetëm 3 jetë (pra 3 gabime). Loja mund të ndërlikohet duke shtuar numrin e niveleve. Për ta kuptuar më mirë këtë, ndjekim hapat e mëposhtëm:1.   Regjistrohemi në https://scratch.mit.edu/2.   Te faqja që hapet automatikisht, në shiritin e menyve klikojmë Create për të krijuar një projekt të ri.3.   Vendosim të gjitha sprite-et që do të na duhen për të krijuar lojën. Në rastin tonë, ato i kemi marrë nga biblioteka e Scratch-it dhe për t’i përfshirë në lojë klikojmë si në figurë 2. Të gjitha sprite-t në lojën tonë jepen në figurën 3.4.   Për çdo sprite duhet të konfigurojmë script-et sipas funksionit që ato do të kryejnë në lojë. Për këtë mjafton të klikojmë te sprite që duam të konfigurojmë. Në të djathtë do të shohim 3 konfigurimet kryesore: Script, Costumedhe Sounds (fig. 4). Script-i përmban funksione që ndahen në dy pjesë: ana e djathtë shërben për të vendosur sfondin, kurse tjetra për karakteristikat e sprite-s. Le të fillojmë me karakterin kryesor: lojtarin. Te funksionet majtas, klikojmë Data dhe zgjedhim Make a variable; vendosim disa ndryshore si: shpejtësia sipas x (shpejt x), shpejtësia sipas y (shpejt y), dhe numri i jetëve (nr. i jetëve) që do t’i lejojmë lojtarit (fig. 5).5.   Klikojmë te flamuri jeshil (fig. 6). Kjo shenjë tregon fillimin e lojës. Bëjmë konfigurimin duke vendosur: shpejtësitë e lëvizjes në 0, numrin e jetëve në 3, dhe pozicionin fillestar të nisjes në pikën x = -206 dhe y = -86. Emrin e këtij konfigurimi që do të qëndrojë gjatë gjithë kohës e kemi quajtur “fizika”. “Fizika” është script, i cili krijon lëvizjet e karakterit kryesor në projekt. Këto lëvizje përfshijnë kërcimin, lëvizje majtas-djathtas, kërcim mbi mure etj. 6.   Klikojmë te More Block, më tej te Make Blockdhe në dritaren e re që hapet New Block(fig. 7) bëjmë konfigurimet. Vendosim emrin fizika, dhe më pas përzgjedhim opsionin Run Fig. 2Fig. 3Fig. 4Fig. 6Fig. 5152
                                
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158