Page 155 - Demo
P. 155


                                    TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKAwithout screen refresh, që do të thotë që skripti ekzekutohet pa u rifreskuar faqja.7.   Një hap i rëndësishëm është konfigurimi i vetë script-it fizika (fig. 8). Le të fokusohemi te variabla y që përcakton shpejtësinë sipas boshtit Y. Kjo shpejtësi lidhet me rënien e lirë, pra me gravitetin e trupit (në këtë rast bëhet fjalë për karakterin kryesor). Ky script na jep mundësinë të ndryshojmë drejtimin e shpejtësisë kur karakteriynë prek “tokën”. Toka është me ngjyrë kafe dhe nëse karakterie prek atë, atëherë ai nuk mund të kërcejë. Nëse toka ka ngjyrë jeshile, karakteri mund të kërcejë lart. Nëse ai prek tokën kafe për një numër të caktuar herësh, shpejtësia y ndryshon kahun e lëvizjes.1. Shkruaj një program që merr një sprite dhe ndryshon script-n përkatës në mënyrë që:• të dyfishohet përmasa e sprite-s;• të pritet 2 sekonda;• të ndryshohet ngjyra e sprite-s në jeshile;• sprite të mendojë: “Çfarë të gatuaj sot?”• të thotë “E gjeta!!!”.2. Në CD është përshkruar mënyra si ndërtohet loja. Ndiq videon dhe shkruaj të gjithë hapat që do të ndjekësh për ndërtimin e lojës. Përpiqu të shpjegosh se: • çfarë ndodh nëse nuk e klikon butonin Run without screen refresh;• çfarë ndodh nëse script-i “fizika” nuk ka të konfiguruar shpejtësinë sipas x;• si bëhet lidhja e tasteve të shigjetave të tastierës me veprimet e lëvizjes. Nëse karakteri është në pjesën jeshile të tokës, shpejtësia ruhet y. Ndërsa kur ai ndodhet në tokë, shpejtësia e tij bëhet 0.Kur karakteri prek tokën, ai mund të kërcejë duke shtypur shigjetën sipër. Shpejtësia e tij duhet të jetë më e madhe se 0 dhe mund të arrijë deri në 12 (lartësia maksimale). Nëse karakteri nuk është në tokë, e zvogëlojmë shpejtësinë e tij me -1, duke krijuar kështu idenë e rënies së karakterit sipas efektit të gravitetit.Për konfigurimin e lëvizjes së sprite-ve në këtë lojë do të mësoni gjatë mësimit në vijim.Fig. 7Fig. 8153
                                
   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158   159