Page 156 - Demo
P. 156
Nxënësi/ja:4.19 Konfigurimi i drejtimit të lëvizjes Tashmë do të vijojmë me pjesën tjetër të lojës së krijuar në mësimin e kaluar, duke krijuar lëvizjen majtas-djathtas me anë të shigjetave përkatëse të tastierës. Të gjitha konfigurimet jepen në figurën 1. Në fillim ndryshojmë pozicionin sipas boshtit X, sipas shpejtësisë së x. Nëse shtypet shigjeta majtas apo djathtas, kemi rritjen e shpejtësisë (në rastin tonë, përkatësisht me 1.2 dhe -1.2). Shenja negative e x tregon që drejtimi i lëvizjes është i kundërt. Nëse duam që mos të kalojmë përmes mureve apo terrenit që kemi caktuar, duhet të vendosim si më sipër rregullin e prekjes së ngjyrave të terrenit. Në momentin e prekjes me ndonjë sipërfaqe, duhet ta vendosim karakterin pranë sipërfaqes dhe jo në brendësi. Në rast prekjeje, vendosim shpejtësinë zero. Nëse nuk e prekim dhe për shkak të kontrollit të mësipërm nuk kemi klikim të shigjetave të tastierës majtas apo djathtas, e ngadalësojmë shpejtësinë me 80% të saj, për të dhënë idenë e inercisë trupore (forcë fërkimi). Animimi i lëvizjeveNëse duam të ndryshojmë drejtimin e sprite-s në varësi të drejtimit të lëvizjes, atëherë i lidhim me tastet e shigjetave të tastierës. Pas fillimit të lojës, gjatë gjithë kohës do të kontrollohet nëse klikohet tasti i shigjetës djathtas në tastierë; do ta drejtojmë sprite-n në drejtimin 900 dhe nëse klikohet ajo majtas, do të drejtohet në -900. Gjithashtu, që kjo të jetë e vlefshme duhet të vendosim tipin e rrotullimit nga e majta në të djathtë (fig. 2).Tani do të krijojmë animimin e lëvizjeve majtas dhe djathtas. Gjatë gjithë kohës, nëse do të klikohet ndonjë nga shigjetat majtas ose djathtas, do të kemi ndryshimin çdo 0,05 sekonda midis kostumeve që ka sprite i karakterit kryesor. Në rast se nuk klikohet, vendosim kostumin që rri në vend (fig. 3).Programimi në Scratch (vazhdim) ekzekuton ushtrime të thjeshta në gjuhën Scratch; krijon me materiale “të importuara”.Tashmë ju keni krijuar sprite-n e lojës me anë të programit Scratch. Si mund të ndryshojmë më tej konfigurimin e këtyre sprite-ve? Si do të lëvizin sprite-t, si do të ndryshojë paraqitja e tyre dhe si do t’i marrin pikët përkatëse? Aktivitet:Fig. 1Fig. 2Fig. 3154

