Page 16 - Demo
P. 16
Nxënësi/ja:Pajisjet hyrëse, dalëse dhe ato të ruajtjes së informacionit1.4 Llojet e memoriesNë terminologjinë e kompjuterave ekzistojnë disa lloje memoriesh. Në përgjithësi, memoriet klasifikohen në dy grupe sipas kriterit të ruajtjes së të dhënave. Llojet kryesore të memorieve primare janë: Memoria RAM dhe Memoria ROM.• Memoria RAM (Random Access Memory) të lejon të shkruash dhe të lexosh në të. Ajo është e lidhur direkt me procesorin dhe është e shpejtë. Karakteristika më dalluese e kësaj memorieje është se i ruan të dhënat vetëm nëse ushqehet me energji elektrike. Lloji më i veçantë i RAM-it është memoria e fshehur. Koha e kapjes së informacionit në këtë rast është shumë e shkurtër në krahasim me RAM-in, prandaj integrohet brenda procesorit të kompjuterit, megjithatë, kjo është e kushtueshme. • Memoria ROM (Read Only Memory) të lejon vetëm të lexosh. Në këtë memorie vendosen udhëzimet bazë që shërbejnë për vënien në punë të kompjuterit, si p.sh. BIOS-i. Në ndryshim nga RAM-i, kjo memorie nuk e humb përmbajtjen e saj në rast të një ndërprerje, si p.sh., kur ndërpritet energjia elektrike. Brenda kësaj kategorie gjejmë edhe një lloj memorieje të quajtur memoria flash. Kjo memorie është ideale për aplikacione në shumë pajisje, si aparatet fotografike, telefonat celularë, fotokopjet, PDA (Personal Device Assistant), MP3 apo laptop-et. Pajisjet periferikePajisjet periferike janë pikërisht ato që e lejojnë përdoruesin të komunikojë me kompjuterin. Ato përfshijnë pajisjet hyrëse, pajisjet dalëse dhe pajisjet hyrëse-dalëse, ndërkohë që kanë detyra specifike krejtësisht të ndryshme nga kompjuteri. Kështu, monitori shfaq, skaneri ndërton imazhin numerik etj. Kompjuteri ose më saktë sistemi operativ i kompjuterit, arrin të komunikojë me pajisjet periferike në sajë të software-ve përkatëse të këtyrepajisjeve që quhen driver. identifikon pajisjet hyrëse, dalëse dhe ato të ruajtjes së informacionit, si dhe lidhjen e tyre me kompjuterin; kupton skemën e komunikimit midis pajisjeve dhe kompjuterit.Kur kompjuteri të jetë duke u ndezur, shtypni tastin përkatës (zakonisht është tasti F2, por sigurohuni duke kërkuar në internet ose te të dhënat gjatë ndezjes së kompjuterit tuaj) për t’u futur në BIOS. Kur dritarja hapet, zgjidhni Memory Settings dhe shtypni Enter. Aty do të shfaqet informacioni i memories së kompjuterit tuaj, si për shembull, përmasa Ram, shpejtësia e hyrjes në memorie etj. Përpiquni t’i mbani mend të dhënat në lidhje me memorien e kompjuterit.Aktivitet:MemorietMemorie PrimareRAMMemorie SekondareROM CD/DVD HD i jashtëm USBMemoriet kategorizohen në dy lloje: memorie primare dhe ato sekondare (fig. 1). Memorie primare: është pjesa themelore e kompjuterit, pasi ajo përcakton madhësinë dhe numrin e programeve që kompjuteri mund të ruajë. Kjo memorie ruan të dyja llojet e programeve: programet e sistemit dhe programet aplikative.Memorie sekondare: ndryshe quhen memorie ndihmëse. Ato përdoren për ruajtjen përkohësisht ose në mënyrë të përhershme të të dhënave ose programeve. Memoriet sekondare shfaqen në formën e pajisjeve të ruajtjes si: disketat, hard disk i jashtëm, CD, Flash etj.Për më shumë informacionFig. 114

