Page 160 - Demo
P. 160
Nxënësi/ja: Nxënësi/ja: përdor software dhe burime online për të krijuar produkte; krijon me materiale të importuara.Aktiviteti: Shumë nga ne mund ta kalojnë kohën e lirë duke luajtur lojëra të ndryshme në kompjuter, të cilat mund të jenë të instaluara ose të programuara për t’u luajtur online. Po ju vetë, a mund të krijoni një lojë të thjeshtë kompjuterike? Diskutoni me shokët rreth programeve të posaçme për krijimin e lojërave të tilla. Aktivitet: Fillimi me Game MakerGjatë kësaj teme do të mësoni si të krijoni ‘Lojën e Gërmuesit’ (Digger Game), të cilën mund ta keni luajtur më parë.Fillimisht hapni programin Game Maker8 (fig. 1). Përdorni versionin lite të software-it, që përmban më pak opsione se versioni i plotë. Dritarja kryesore shfaqet si në figurë.Hapësira kryesore ngjyrë gri shërben për krijimin e lojërave me të gjithë përbërësit e tyre.Në anën e majtë të monitorit ndodhen disa direktori. Nëse klikoni mbi to, hapen dritare që ju mundësojnë të krijoni dhe të editoni pjesë të ndryshme të lojës.Por, përpara se të arrijmë aty, le të shpjegojmë elementet kryesore që do të përdorni për krijimin e “Lojës së Gërmuesit” (fig. 2).• Sprites është në thelb një imazh që shfaqet në monitor. Te “Loja e Gërmuesit” ndodhen tri sprites: gërmuesi, blloqet që përdoren për muret, dinamiti.• Efektet zanore (Sounds) janë file në formë zëri. Veprimet në lojë shoqërohen me efekte zanore të ndryshme. Te “Loja e Gërmuesit” përdoret zhurma e shpërthimit sa herë që gërmuesi godet me dinamit.• Afati kohor (Timelines) ju mundëson që të konfiguroni ngjarje të caktuara që ndodhin në një kohë të caktuar. Në rastin tonë do të përdorim afatin kohor për të vendosur kohëzgjatjen e lejuar për përfundimin e lojës.• Objektet janë elemente që ju mund t’i përdorni në lojën tuaj. Në lojën që do të krijojmë në vijim, do të përdorim tri sprite si objekte në lojë. Ndoshta kjo është gjëja më e vështirë për t’u kuptuar në programin Game Maker.• Dhomat janë hapësirat ku luhet loja, të cilat ju mund t’i krijoni në ekran. Në “Lojën e Gërmuesit” do të përdorim vetëm një dhomë, por ju mund të krijoni dhoma të ndryshme si pjesë të lojës suaj. Fazat e krijimit të “Lojës së Gërmuesit”Faza e parë e krijimit të një loje është krijimi i spriteve dhe objekteve që ju doni të përdorni. Në terma të thjeshtë, një sprit është një imazh. Ai kthehet në objekt sapo ju e përdorni atë në lojë. Në rastin e “Lojës së Gërmuesit”, gërmuesi është vetë një file imazh. Në programin Game Maker, atë mund ta kthejmë në objekt, që do të thotë se mund të bëjmë shumë veprime me të, p.sh., ta lëvizim nëpër ekran. Loja e GërmuesitKrijimi i spriteveKrijimi i objekteveKrijimi i efekteve zanoreKrijimi i dhomësKonfigurimi i objekteveFutja e afatit kohor dhe mesazheveRuajtja e lojësFig.1Fig. 2Punë praktike: Krijimi i një loje kompjuterike 4.20158

