Page 161 - Demo
P. 161


                                    1. Krijimi i një spritiPër të krijuar një sprit veprojmë si më poshtë:1. në grupin e menyve zgjedhim Resources / Create sprite (fig. 3);2. në dritaren Sprite Properties shkruajmë Digger (fig. 4) në rubrikën Name dhe klikojmë Load Sprite.Këtu mund të gjejmë skedarin imazh që dëshirojmë të përdorim. Për zgjedhjen e imazheve mund të shfrytëzojmë skedarët që kemi krijuar vetë, ose mund t’i marrim të gatshëm nga programi Game Maker duke zgjedhur Shovel (Lopatë); klikojmë Open, më pas shtypim butonin OK.Në të njëjtën mënyrë veprojmë edhe për të krijuar një sprite për muret dhe për dinamitin.2. Krijimi i një objekti Për të krijuar një objekt mund të përdorim këto sprite:•	 klikojmë Resources/Create object. Hapet dritarja Object Properties (fig. 5);•	 në rubrikën Name shkruajmë Digger;•	 në rubrikën Sprite klikojmë në ikonën e vogël në të djathtë . Në listën që shfaqet zgjedhim Digger dhe klikojmë OK.E përsëritim këtë proces për dinamitin dhe murin, duke u siguruar që kemi zgjedhur spritin e duhur në secilin rast (fig. 6).Në rastin e murit zgjedhim opsionin Solid. Kjo e bën objektin solid (të fortë), që do të thotë se gërmuesi nuk është në gjendje të kalojë përmes murit, por ai mund të kërcejë mbi të.3. Krijimi i efekteve zanoreGjithashtu, gjatë krijimit të lojës sonë duhet të shtojmë dy efekte zanore, të cilat mund t’i përdorim më vonë.1. Efekti i parë zanor është zhurma e shpërthimit të dinamitit, të cilin do ta përdorim në momentet kur gërmuesi gjuan me dinamit.2. Efekti i dytë zanor është një bip, që tregon se koha ka mbaruar.Procesi i krijimit të efekteve zanore është shumë i thjeshtë:	 • zgjedhim Reosurces/Create sound;	 • i vendosim një emër efektit zanor, p.sh. explosion;	 • klikojmë në Load sound dhe zgjedhim skedarin me tingullin e përshtatshëm;	 •  e përsëritim procesin për efektin e dytë zanor, i cili njofton mbarimin e kohës, dhe vendosim emrin Gameover.Fig. 3Fig. 5Fig. 6Fig. 4TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA159
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165