Page 162 - Demo
P. 162
Ju mund të përdorni efektet zanore që keni krijuar vetë, ose efekte të gatshme që ofron programi Game Maker. Rregulli kryesor është ruajtja e lojës në mënyrën e zakonshme. Në këtë rast, skedari ka prapashtesën .gmk. Të gjitha objektet që kemi krijuar më lart, do të shtohen në listën e folderave që ndodhet në të majtë të monitorit.4. Konfigurimi i objekteve Pas krijimit të sprite-ve, objekteve dhe efekteve zanore të lojës, është i nevojshëm konfigurimi i tyre. Për të parë se si bëhet konfigurimi i objekteve, shtimi i objekteve të tjera, vendosja e afatit kohor dhe e mesazheve gjatë lojës, referojuni CD-së së mësimit përkatës.5. Krijimi i dhomësPër të krijuar dhomën ndiqni këta hapa:• zgjidhni Resources/Create room;• hapet dritarja Room Properties, e cila paraqet hapësirën ku luhet loja. Në këtë hapësirë mund të ndërtoni murin me blloqe dhe të shtoni objekte të tjera (fig. 7).Për të krijuar murin duhet të: • klikoni në figurën e dinamitit poshtë Objects dhe të zgjidhni figurën e murit;• kaloni te dhoma kryesore dhe klikoni atje ku doni të ndërtoni një bllok muri;• për të fshirë një bllok, klikoni me butonin e djathtë të mausit;• vazhdoni kështu derisa të keni ndërtuar të gjithë murin e dhomës.Dhoma mund të ketë çdolloj forme dhe madhësie, veçse duhet të siguroheni që në të nuk ka boshllëqe ku gërmuesi mund të bjerë. Pasi të keni kryer të gjitha udhëzimet, pamja e dhomës do të jetë si në figurë.6. Ruajtja e lojësTashmë loja është gati dhe ju mund të luani me të çdo herë, duke klikuar ikonën Run the game në toolbar, lart në monitor. Veprimi i fundit që duhet të bëni pas krijimit të lojës është ruajtja e saj si një file i ekzekutueshëm (exe). Ju në fakt e keni ruajtur tashmë si një skedar të formatit gmk, por në këtë format skedari punon në një kompjuter që e ka të instaluar programin Game Maker.Për ta ruajtur në një format që të veprojë në çdo kompjuter duhet që të:• zgjidhni File nga menyja kryesore;• zgjidhni Create executable;• vendosini një emër lojës dhe ruajeni atë në një skedar të përshtatshëm.Skedarin që keni ruajtur mund t’ua shpërndani edhe shokëve tuaj për ta ngarkuar atë në kompjuterat e tyre. Në këtë mënyrë, ata do të luajnë lojën e krijuar nga ju.1. Krijo dhe ti lojën tënde me Game Maker. Skiconi në vija të përgjithshme skenarin e lojës, personazhet që do marrin pjesë dhe funksionet e tyre. Në Game Maker, përzgjidh sprite-t dhe konfiguroji ato që të kryejnë funksionet që dëshiron. Ruaje atë duke zgjedhur krijimin e një skedari të ekzekutueshëm të lojës. Skedari i ekzekutueshëm i lojës që krijove më sipër është produkti yt i parë software. Fig. 7TEMATIKA 4 PROGRAMIMI DHE ALGORITMIKA160

