Page 163 - Demo
P. 163
Tematika 5Java, programimi i orientuar nga objekti, JDK, JVM, applet.Në këtë tematikë do të njohim tiparet e kësaj gjuhe, pse kjo gjuhë lidhet me aplikimet në Internet, çfarë është një applet dhe si ndërtohet një i tillë, çfarë teknologjie nevojitet për të krijuar programe në Java, dhe si shkruhen programe të thjeshta në të.JavaGjithçka filloi në vitin 1991, kur një grup inxhinierësh të kompanisë shumë të njohur “Sun Microsystem” u mblodhën për të krijuar një gjuhë të re programimi, e cila do të ekzekutohej në të gjitha platformat. Kështu lindi Java dhe motoja e famshme e saj: “Shkruaj një herë, ekzekuto kudo”.Koncepte kyçe: Fotografi e grupit “Green Team” të “Sun Microsystem”.

