Page 164 - Demo
P. 164
Nxënësi/ja:5.1 Historia e Java-sJava është një gjuhë programimi që i përket brezit të ritë gjuhëve të programimit të nivelit të lartë, e orientuar në objekt. Aplikacionet e shkruara në Java i gjejmë kudo, duke filluar nga superkompjuterat, kompjuterat personalë e deri tek aparatet telefonike. Zanafilla e Java-s i përket fillimit të viteve ’90. Në ndryshim nga dy gjuhët e programimit që përdoreshin kryesisht në atë kohë, C dhe C++, Java ofronte një ndërfaqe programimi më të lehtë në përdorim dhe ndërtonte programe për t’u instaluar te pajisje digjitale (numerike) të ndryshme. Por në atë kohë rezultoi që zhvillimi digjital, veçanërisht ai i botës së televizionit, nuk ishte aq i përparuar për t’iu qasur kësaj filozofie të re. Për rrjedhojë, ajo arriti të gjente zbatim në internet dhe, në këtë mënyrë, shfrytëzoi mundësitë e rrjetit kompjuterik për ekzekutimin e programeve. Në vitin 1995, teknologjia Java, e cila i referohet jo vetëm gjuhës së programimit, por edhe programeve që e mbështesin atë, u përfshi për herë të parë në browser-in Netscape Navigator.Në vitet në vazhdim, kompania “Sun Microsystems” tregoi përparësitë e ekzekutimit të programeve Java në platforma të ndryshme. Kjo, në thelb, do të thotë që një program, i përpiluar në një makinë, mund të ekzekutohej pa probleme në të gjitha makinat e tjera që kanë teknologjinë Java. Kështu p.sh., nëse ndërton dhe përpilon një program në Java në një makinë me sistem operativ Linux, dhe një arkitekturë procesori 32 bit-she, programi i përpiluar mund të ekzekutohet shumë mirë edhe në një makinë tjetër me sistem operativ Windows, 64 bit-she. Aktualisht, Java është pranuar gjerësisht në industrinë e programimit softwarepër shkak të karakteristikave të saj të rëndësishme, por edhe të mbështetjes që ajo ofron për rrjetet kompjuterike. Konceptet bazë të Java-s motivohet për të mësuar dhe punuar në Java; njeh karakteristikat kryesore të Java-s; njeh skemën e përdorimit të një programi në Java; njeh teknologjitë që mbështesin programimin në Java.Motoja tashmë e njohur e Java-s: “Shkruaj një herë, ekzekuto kudo”, nënkupton që programet e shkruara në Java përdoren njëlloj, pavarësisht platformës dhe makinës (kompjuterit, tabletit, smartphon-it, serverit, mainfraim-it etj.) ku ekzekutohen. Platforma lidhet kryesisht me sistemin operativ:Por, si është e mundur që një program në Java, i zhvilluar në një kompjuter personal, të ekzekutohet normalisht në një makinë tjetër? Aktivitet:Një aplikacion është një software i ekzekutueshëm nga përdoruesi. Por e kundërta nuk është e vërtetë. Kështu, p.sh., një driver është një software,por ai nuk është një aplikacion.162

