Page 165 - Demo
P. 165
TEMATIKA 1. TEMATIKA 5 BOTA E KOMPJUTERIT JAVA Tiparet kryesore të Java-sDisa nga tiparet kryesore të Java-s janë përshkruar më poshtë:1. Programet në Java mund të ekzekutohen në çdolloj kompjuteri, pavarësisht nga sistemi operativ apo karakteristikat hardware-ike të kompjuterit.Kjo përbën realisht një përparësi në raport me gjuhët e tjera të programimit.2. Është gjuhë e thjeshtë për t’u mësuar, shkruar dhe kuptuar. Ky tipar ndihmon programuesit që të zhvillojnë një shumëllojshmëri aplikacionesh, duke filluar që nga ato për PC e deri te telefonat inteligjentë. Gjithashtu, ajo është e thjeshtë në përditësimin e kodit të saj.4. Java është një gjuhë e sigurt, që nuk të lejon të ndërhysh në të dhëna private. Për këtë arsye, ajo përdoret në rrjete ku kërkohet siguri e lartë. 3. Java është një gjuhë e orientuar në objekt. Gjuhët e programimit të orientuara në objekt mbështeten në konceptet e klasave dhe të objekteve. Të dhënat e programit mbarten nga objektet dhe përpunohen në sajë të funksioneve. Këto lloje gjuhësh kanë karakteristika të tilla si: trashëgimia, inkapsulimi, polimorfizmi etj., të cilat do të trajtohen në mësimin e ardhshëm. 5. Gjuha Java është e ndjeshme. Ajo bën pjesë në grupin e gjuhëve të ndjeshme ndaj rregullave dhe mënyrës së të shkruarit. Prandaj duhet bërë kujdes në shkrimin e kodit për emrat dhe llojet e variablave të përdorura.6. Java është një gjuhë dinamike. Ajo lejon të shtosh klasa të reja gjatë përdorimit të programeve duke zgjeruar funksionalitetin e tyre. Platforma e Java-sPlatforma kompjuterike është një kombinim i mjedisit hardware me atë software, në të cilin ekzekutohet programi. Në rastin konkret, platforma Java përbëhet nga: makina virtuale Java (Java VM - Java Virtual Machine); ndërfaqja e programimit të aplikacioneve Java (Java API - Java Application Programming Interface).Makina virtuale Java. Sipas filozofisë së platformës Java, fillimisht, kodi burim i shkruar në gjuhën Java përkthehet nga përpiluesi (kompilatori) duke prodhuar një skedar të quajtur kodi në bajt (Byte Code), i cili më pas interpretohet nga makina virtuale Java (fig. 1). Kodi burim JavaPërpiluesi InterpretuesiJava Byte Code Kod makine Fig. 1163

