Page 166 - Demo
P. 166


                                    TEMATIKA 5 JAVAKodi burim është një skedar i shkruar në Java me prapashtesën .java. Pasi kodi burim përpilohet, krijohet automatikisht një skedar me prapashtesën .class, i cili përmban pikërisht kodin në bajt. Interpretuesi i makinës virtuale Java bën të mundur ekzekutimin e kodit në bajt nga procesori i makinës.Përpiluesi (Kompilatori) është një program që përkthen kodin burim në Java Byte Code, i cili do t’i kalojë për interpretim makinës virtuale Java. JVM mund të konsiderohet si një kompjuter që ekzekuton programin në Java. Interpretuesi bën ekzekutimin e programit Java të përpiluar. Ndërfaqja e programimit të aplikacioneve Java (Java - API) është një bashkësi përbërësish software-ik, që mundëson ndërtimin e programit. Për të instaluar Java – API, mund të zgjedhim midis paketës specifike Java Runtime Environment (JRE) dhe asaj më të përgjithshme Java Development Kit (JDK). JRE krijon mjedisin e domosdoshëm për ekzekutimin e programeve Java, kurse JDK përveç funksionaliteteve të JRE-së, përmban edhe instrumentet e nevojshme për zhvillimin e programeve Java.Figura 2 tregon hapat për të përftuar një program në Java, që ekzekutohet në çdo lloj makine duke u nisur nga kodi burim.KODI BURIM JAVA (.java)Kompilatori JavaJava Byte Code (skedari .class)Interpretuesi JVM Interpretuesi JVM Interpretuesi JVMSistemi i operimitWindowsSistemi i operimitLinuxSistemi i operimitMacA. Përgjigju pyetjeve.1. Çfarë është Java?2. Cilat janë tiparet kryesore të Java-s?3. Cilat janë elementet përbërëse të platformës Java?4. Trego dallimin ndërmjet përpiluesit dhe interpretuesit.B. Plotëso vendet bosh.1. ___________________ është një gjuhë programimi, që i përket brezit të ri të gjuhëve të programimit të nivelit të lartë, e orientuar në objekt. 2. Java u zhvillua nga _______________.3. Java është gjuhë popullore, sepse ajo është _______________ dhe _______________.Fig. 2164
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170