Page 167 - Demo
P. 167


                                    Nxënësi/ja:5.2 2.1 Llojet e programeve në JavaGjuha e programimit Java përdoret për ndërtimin e programeve për kompjutera, mainframe, server, PC, aparate të veçanta telekomunikacioni, marrës satelitorë, aparate PDA, aparate celularë, pajisje elektroshtëpiake etj. Nëpërmjet saj mund të zhvillohen dy lloje programesh:•	 aplikacionet (Java Application);•	 applet-et (Java Applet). Aplikacionet JavaAplikacionet Java janë software-e të ekzekutueshme që instalohen në kompjuterin e përdoruesit, të konceptuara për të zgjidhur probleme nga fusha të ndryshme të jetës, sipas kërkesave të aktorëve të botës së biznesit dhe më gjerë. Për të ekzekutuar një aplikacion në Java ndiqen hapat e mëposhtëm:1. përpilohet kodi burim për të përftuar kodin në Byte duke përdorur përpiluesin e Java-s (JavaC);2. interpretohet kodi në Byte duke përdorur interpretuesin e Java-s (Java Virtual Machine).Disa nga shembujt më të mirë të aplikacioneve Java janë: JPC, UltraMixer, NASA World Wind.JPC krijon një kompjuter virtual, në të cilin mund të instalojmë një sistem operativ në një rrugë të sigurt, të manovrueshme dhe të shpejtë. Kështu, përdoruesi pajiset me një kontroll të plotë për ekzekutimin e programeve, duke siguruar mbrojtje shumë të mirë nga viruset dhe programet e tjera keqdashëse. njeh llojet e programeve në Java (applications dhe applet); njihet me shembuj konkretë aplikacionesh dhe applet-esh në Java. Sot, në gjithë botën Java përdoret në shumë fusha. Nëpërmjet internetit përpiquni të gjeni shembuj programesh në Java për secilën nga fushat e përcaktuara në tabelë.Fushat Shembuj programesh në JavaTelefonat inteligjentë(Smartphones)ShkencëWebFutuni në internet dhe kërkoni mbi projektin JPC. Shkarkoni dhe instaloni platformën JPC te faqja zyrtare e projektit: http://jpc.sourceforge.net/download_download.html. Pasi ta keni instaluar, hapni JPC-në dhe instaloni një sistem operativ, p.sh. Linux-in, duke ndjekur të njëjtët hapa si në rastin e instalimit të Windows-it.  Aktivitet: Aktivitet:165
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171