Page 168 - Demo
P. 168


                                    TEMATIKA 5 JAVAUltraMixer është një software miksimi për DJ, i cili mundëson përzierjen e muzikës digjitale në formate të ndryshme (MP3, WMA, AAC, OGG, WAV, apo CD) në kohë reale (fig. 1).NASA World Wind bën të mundur zmadhimin e pamjes së një zone në Tokë, nga një lartësi satelitore. Në këtë mënyrë përftohet një pamje në 3D (fig. 2). Aplikacionet Java Applet Java applet është një aplikacion i vogël, i shkruar në Java, i dedikuar për t’u përdorur në internet. Applet-i mund të shkarkohet si çdo program tjetër nga interneti, por ndryshimi është se applet-i është interaktiv me përdoruesin dhe ndërfaqja grafike e tij ndryshon në mënyrë dinamike në varësi të veprimeve të përdoruesit. Kështu, applet-et mund të kapin lëvizjet e mausit, klikimet mbi butonat, hyrjet nga tastiera etj., dhe në bazë të këtij informacioni hyrës të ndryshojnë ndërfaqen e tyre. Për këtë arsye, ato përdoren gjerësisht për demonstrime, vizualizime dhe mësimdhënie. Kodi i Java applet zakonisht është i përfshirë në faqet web brenda kodit html të saj. Për këtë arsye, për ta ekzekutuar atë është e nevojshme të përdoret një web browser që e mbështet teknologjinë Java, apo edhe programi më specifik për applet-et, Applet Viewer. Cikli i jetës së një applet-i kalon nëpër disa faza:Faza e parë është krijimi, kur applet-i krijohet si objekt sapo përdoruesi hap një faqe web e cila, padyshim, duhet të ketë të përfshirë kodin e applet-it. Krijimi i applet-it ndodh vetëm një herë dhe më tej ai mund të përdoret sipas qëllimeve të caktuara.Faza e dytë është nisja, gjatë së cilës bëhet i mundur përdorimi i applet-it sa herë që rihapet faqja webku ndodhet ai. Faza e tretë është shfaqja, në të cilën shfaqet dritarja e applet-it, e cila përmban tekstin, grafikën, ngjyrat, figurat etj.Faza e katërt është faza e kundërt e nisjes, ndërprerja, e cila ndodh kur përdoruesi hap një faqe tjetër web duke e vendosur applet-in në gjendje pritjeje.Fig. 1Fig. 2166
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172