Page 169 - Demo
P. 169
TEMATIKA 5 JAVAPërgjigju pyetjeve.1. Çfarë janë aplikacionet në Java?2. Nga se ndryshojnë aplikacionet nga applet-et?3. Sqaro mënyrën se si aplikacioni në Java përpilohet dhe ekzekutohet.4. A është e nevojshme që aplikacionet Java të ekzekutohen në web?5. A mund të ekzekutohen në kompjuterat personalë programet e shkruara në Java?6. Cilat janë fazat e jetës së programit applet?Plotëso vendet bosh.1. Java mund të përdoret për të krijuar dy lloje programesh : ____________ dhe ___________.2. __________ është një aplikacion i vogël, i shkruar në Java, i dedikuar për t’u përdorur në internet.3. Kodi i Java applet zakonisht është i përfshirë në ____________ brenda kodit html të saj.Fig. 3Fig. 4 Fig. 5Faza e fundit është shkatërrimi, në të cilën applet-i nuk mund të përdoret më. Ashtu si faza e krijimit, edhe faza e shkatërrimit ndodh vetëm një herë gjatë jetës së applet-it. Ashtu si në çdo gjuhë programimi, edhe për applet-in pyetja kryesore është: Cili është applet-i më i thjeshtë për t’u ndërtuar? Këtë do e trajtojmë në mësimet e ardhshme, por gjithsesi, pamja e applet-it më të thjeshtë është paraqitur në figurë, ku në dritare shkruhet thjesht “Hello World” (fig. 3). Shembuj applet-esh paksa më të ndërlikuar janë: konvertuesi i monedhave (fig. 4) dhe matësi i kohës (fig. 5).167

