Page 17 - Demo
P. 17


                                    TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITPajisjet hyrësePajisjet hyrëse marrin informacione (programe ose të dhëna), të cilat transformohen në mënyrë që të përdoren nga makina dhe të transferohen në memorien qendrore.Pajisjet dalësePajisjet dalëse nxjerrin në një formë të kuptueshme nga përdoruesit rezultatet e llogaritura nga memoria qendrore.Pajisjet hyrëse-dalëseKëto pajisje marrin dhe japin të dhëna në të dy drejtimet. Ndër to mund të veçojmë dy grupe: pajisjet e ruajtjes së informacionit dhe modemi.Pajisjet e ruajtjes së informacionit janë mjetet më të përdorura, si për shembull: disku i jashtëm, CD/DVD, disku Flash (USB) etj. (fig. 4).Modemi (MODulator-DEModulator) është një pajisje që përdoret gjerësisht midis kompjuterave për shkëmbimin e të dhënave përmes një rrjeti informatik, si ai telefonik. Në fakt, modemi kryen konvertimin e informacionit nga analog (i vazhdueshëm) në numerik, dhe anasjelltas (fig.5). Shpejtësia e tij jepet në BPS(Bits Par Seconde).1. Plotëso vendet bosh.Pajisjet ____________________ mundësojnë shkëmbimin e ________________ në të dyja drejtimet. _____________ konsiderohen si pajisje hyrëse-dalëse dhe si grup tjetër mund të përmendim _________________ (MODulator-DEModulator), i cili përdoret gjerësisht midis dy kompjuterave për __________________ të dhënave nëpërmjet _______________ .2. Shpjego figurën e mëposhtme.3. Plotëso tabelënElementi Përdorimi Memorie e brendshme apo e jashtmeROMDiskRAMMemorie FlashFig. 2Fig. 3Fig. 5Fig. 415
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21