Page 170 - Demo
P. 170


                                    Nxënësi/ja:5.3 Java - Programimi i orientuar nga objektiOOPS (Object Oriented Programming System) përfaqëson sistemin e programimit të orientuar nga objekti (fig. 1). Kjo do të thotë që programimi është i bazuar në objektet dhe të dhënat lidhen me këto të fundit. Në Java, një objekt është shembull i një klase. Një klasë është modeli nga i cili objekti është krijuar. Kështu, çdo objekt duhet t’i përkasë një klase. Objektet krijohen, përdoren dhe më tej shkatërrohen përfundimisht. Prandaj objektet jetojnë vetëm për një kohë të kufizuar. Për sa kohë që ato ekzistojnë, vlerat që u bashkëngjiten atyre mund të ndryshojnë gjatë ecurisë së programit. Kështu, shembull i një klase do të ishte makina, ndërsa tipat e makinave, si Benz Mercedes, Peugeot, Toyota etj., janë objekte të kësaj klase.Klasa makinëVetitë 1. Tipi2. Ngjyra3. ProdhuesiMetodat 1. Ngjarja2. Ngjyrosja3. Mbushja me karburantÇdo klasë karakterizohet nga vetitë dhe metodat e veta specifike. Vetitë e klasës shprehin karakteristikat e klasës, si p.sh., në rastin e klasës makinë vetitë mund të jenë: prodhuesi, ngjyra, tipi, viti i prodhimit etj. Ndërsa metodat tregojnë veprimet që lidhen me klasën. Kështu, ngjyrosja e makinës, mbushja me naftë, lëvizja e makinës janë shembuj të metodave të klasës makinë.Njohuri rreth programimit të orientuar nga objekti njeh nocionet e programimit të orientuar nga objekti; njeh etapat e instalimit të platformës Java.Çfarë kuptoni me shprehjen programim i orientuar nga objekti? Cilat gjuhë programimi njihni? Thoni disa prej veçorive të tyre. Imagjinoni që keni një klasë me nxënës. Përcaktoni tri veti të kësaj klase dhe 2 metoda.Klasa makinëVetitë 1. 2. 3. Metodat 1. 2.  Aktivitet: Aktivitet:Fig. 1168
                                
   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174