Page 171 - Demo
P. 171
TEMATIKA 1. TEMATIKA 5 BOTA E KOMPJUTERIT JAVA Vetitë e OOPS-itVetitë kryesore të gjuhëve të orientuara në objekt janë: 1. Inkapsulimi është një veti e rëndësishme e OOPS. Kjo veti ka të bëjë me fshehjen e të dhënave dhe metodave sensitive nga përdoruesit e programit (fig. 2). Le të supozojmë se ju jeni përdorues i një programi të një kompanie celulare, i cili lejon kontrollimin e gjendjes në lekë të llogarisë së numrit tuaj të telefonit. Si përdorues, ju nuk jeni në gjendje të shihni se çfarë ndodh me llogaritë e numrave të tjerë të telefonit. Për të kufizuar këtë mundësi, përdoret në program koncepti i inkapsulimit (apo fshehjes) së të dhënave dhe metodave që aksesojnë këto të dhëna.2. Trashëgimia është procesi me të cilin një klasë fëmijë mund të përftohet nga një klasë mëmë/prind. Fëmija trashëgon të gjitha tiparet e klasës mëmë dhe shton disa tipare të reja. Ky koncept është zhvilluar për të administruar më mirë klasat dhe objektet, duke rritur dhe ripërdorimin e kodit të programit. Një shembull konkret i trashëgimisë paraqitet në figurën 3. Klasa Makina BMW-Verore është klasa bijë e klasës Makina BMW. 3. Polimorfizmi është aftësia e një objekti për të ekzistuar ose për t’u tjetërsuar në forma të ndryshme. Kjo fjalë vjen nga greqishtja (poly-shumë; morphis-formë) dhe do të thotë: aftësia për të marrë më shumë se një formë. Polimorfizmi është një koncept që lidhet me trashëgiminë dhe siguron që klasat e derivuara(e përftuara) të kenë të njëjtat funksione, edhe pse çdo klasë e përftuar kryen operacione të ndryshme.Shembull: Supozojmë se kemi klasën e figurave gjeometrike, klasat e përftuara prej saj janë: drejtkëndëshi, rrethi dhe trekëndëshi (fig. 4). Të gjitha këto klasa do kenë një metodë për llogaritjen e sipërfaqes së tyre, por për çdo formë gjeometrike, sipërfaqja përkatëse llogaritet në mënyrë specifike. Pra, metoda e llogaritjes së sipërfaqes merr një “formë” të caktuar, në varësi të klasës me të cilën lidhet.4. Abstraksioni është aftësia për të përfaqësuar të dhënat në një nivel shumë konceptual, pa treguar hollësitë e zbatimit të tyre për përdoruesin. Le të supozojmë që kemi një klasë mëmë/prind, që përshkruan sjelljen e kafshëve (fig. 5). Vëmë re se kafshët kanë sjellje të përbashkëta si ushqyerja, fjetja dhe komunikimi. Por komunikimi realizohet ndryshe për kafshë të ndryshme, p.sh.: qeni leh, macja mjaullin etj. Nëse na duhet të ndërtojmë një program që ndjek konceptet e OOPS për këtë shembull, atëherë do të na duhet të ndërtojmë një klasë që përfaqëson qenin dhe një klasë për macen. Më tej, do të na duhet të krijojmë objekte për secilin klasë. Por, duke shfrytëzuar abstraksionin, mund të ndërtojmë një klasë që quhet “kafshë” (kjo do të jetë klasa abstrakte) dhe dy klasa të tjera që rrjedhin prej saj. Këto do të jenë sërish qeni dhe macja, për të cilat do të ndryshojë vetëm mënyra se si realizohet komunikimi. Variabla privatp.sh. Kodi IMEIMetoda privatep.sh. Ndrysho (kodiIMEI)Variabla publikeMetoda publikeKlasa telefonavecelularë12 të jenë të pavarur nga njëri-tjetri. Kjo karakteristikë e OOPS-it bën që veti apo metoda të klasës të mund të mbahen sekret. Në përgjithësi, vetitë dhe metodat e klasës, të cilat duhet të njihen vetëm nga ata që e zhvillojnë programin (programuesit), duhet të mbahen të fshehta. 2. Trashëgimia është procesi me të cilin një klasë fëmijë mund të përftohet nga një klasëmëmë/prind. Fëmija trashëgon të gjitha tiparet e klasës mëmë dhe shton disa tipare të reja.Ky koncept është zhvilluar për të menaxhuar më mirë klasat dhe objektet, duke rritur dheripërdorimin e kodit të programit. Një shembull konkret të trashëgimisë do ta shohim tendërtimi i applet-it. Klasa: Makina_BMW{ // Nr. Identifikimit(privat) // Shpejtësia: 147 km/orë // Pesha: 1670kg // Motorri: 2L S54 } Klasa: Makina_BMW_Verore extendsMakina_BMW {// Shpejtësia: 205 km/orë// Pesha: 1570kg} 3. Polimorfizmi është aftësia e një objekti për të ekzistuar ose për t’u tjetërsuar në forma tëndryshme. Kjo fjalë vjen nga greqishtja (poly-shumë; morphis-formë) dhe do të thotë:aftësia për të marrë më shumë se një formë. Polimorfizmi është një koncept që lidhet meLlogarit sipërfaqen ()Shfaqja e rezulatatit ()Figurat gjeometrikedrejtkëndëshi rrethi trekëndëshiKafshaushqehet ()fle gjumë ()komunikon ()Qeniushqehet ()fle gjumë ()leh ()Macjaushqehet ()fle gjumë ()mjaullin ()Fig. 2Fig. 3Fig. 4169

