Page 173 - Demo
P. 173


                                    Nxënësi/ja:5.4 2.1 Ndërtimi i një programi në Java Ekzekutimi i një kodi në Java Për të shkruar programin tuaj të parë në Java, në fillim duhet të keni instaluar në kompjuter JDK. Më pas ndiqni hapat e mëposhtëm:1. Hapni një tekst editor p.sh. Notepad++ dhe shkruani programin tuaj. Ruajeni atë me prapashtesën .java, për shembull ProgramiIm.java. (fig. 1, krijimi i programit në Notepad++). krijon një program të thjeshtë në Java, duke zbatuar konceptet e programimit nga objekti; njeh komandat për përpilimin dhe për ekzekutimin e programeve në Java. Cilët janë hapat për ndërtimin e një programi? Përpiquni t’i identifikoni ata.• Për të ndërtuar një program, fillimisht na duhet një program për të shkruar një kod, p.sh. __________________. Pas shkrimit të kodit duhet ta ______ dhe pastaj ta ____________. Për këtë duhet të hapim dritaren Command Promptduke shtypur ____________ te Start. Aktivitet:2. Hapni dritaren dialoguese Run dhe shtypni cmd (Command Prompt Window), do të hapet një dritare terminale. Nëse skedari programiIm.java ndodhet në C:\\Users\\EmriKompjuterittuaj, atëherë jepni komandën e përpilimit ‘javac ProgramiIm.java’ (fig. 2, përpilimi i programit); në të kundërt, përcaktoni rrugën se ku ndodhet skedari juaj, duke përdorur komandën cd (p.sh. cd Desktop), dhe pastaj jepni komandën e përpilimit të skedarit.3. Shtypni Enter për të ekzekutuar programin. Në monitor do të shfaqet rezultati si në figurën 3.Fig. 1Fig. 2Fig. 3171
                                
   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176   177