Page 174 - Demo
P. 174
TEMATIKA 5 JAVA Shpjegimi i kodit JavaMë poshtë shpjegohen disa terma të rëndësishëm që lidhen me kodin në Java. 1. Deklarimi i klasës. Çdo program Java duhet të ketë një klasë kryesore. Në rastin e shembullit që morëm më parë, ajo quhet programiIm. Emri i klasës mund të jetë i çfarëdoshëm, sipas dëshirës së programuesit, e paraprirë nga fjala kyç public. Publikimi i klasës kryesore do të thotë që klasa bëhet e përdorshme edhe nga programe të tjera.2. Main ( ) është metoda kryesore, e konsideruar si pjesa qendrore e programit. Çdo kod në Java duhet të ketë vetëm një Main () dhe kodi i programit duhet të përfshihet brenda kllapave gjarpëruese të Main. Deklarohet si: public static void main (String[] args), ku: • void do të thotë që programi nuk kthen asnjë vlerë, domethënë pasi është ekzekutuar metoda kryesore, programi mbaron; • static bën dallimin në lidhje me thirrjen e metodës. Në Java metodat statike janë njëlloj si funksionet në gjuhët e tjera të programimit. Çdo metodë statike është një grup udhëzimesh që ekzekutohen njëri pas tjetrit, njëlloj si një funksion në matematikë. Në këtë rast, statik bën që thirrja e metodës/funksionit bëhet pa u shoqëruar me një objekt;• public do të thotë që metoda në fjalë mund të përdoret jashtë klasës. Metoda Mainduhet të jetë publike, në mënyrë që JVM-ja ta përdorë dhe ta ekzekutojë programin. Në Java ekziston edhe fjala kyçe private, që nënkupton se metodat apo variablat përkatëse përdoren vetëm brenda së njëjtës klasë. 3. Kodi i programit përmban udhëzimet kryesore sipas të cilave ndërtohet programi. Këtu përfshihet deklarimi i variablave, kodimi i algoritmit për program, llogaritje të ndryshme etj. Ky kod: System.out.println(“……..”) afishon në Console shprehjen brenda thonjëzave. Console është një pajisje afishimi për sistemin e administrimit të mesazheve të kompjuterit. Zakonisht, ajo është e integruar brenda një IDE-je dhe aty shfaqen daljet e programit. 1. Ndrysho klasën programim për të afishuar në ekran adresën e shtëpisë sate. 2. Në tabelë jepen disa variante të funksioneve që afishojnë të dhënat në ekran.Zbato secilin prej tyre dhe trego se ku ndryshojnë nga njëri-tjetri.3. Çfarë bën kodi i dhënë në figurën 4?void System.out.Print(String s) //afishon një string svoid System.out.Println(String s) //afishon një string s, duke kaluar në një rresht të rivoid System.out.Println() //afishon një rresht bosh dhe kalon në një rresht të riFig. 4172

