Page 175 - Demo
P. 175


                                    Nxënësi/ja:2.1 Përdorimi i mjedisit BlueJ 5.5 Mjedisi i integruar i zhvillimitMjedisi i integruar i zhvillimit (Integrated Development Environment - IDE) është një program aplikativ, që i ofron programuesit një mjedis ku të shkruajë, të përpilojë dhe të ekzekutojë programet. IDE është projektuar për ta bërë zhvillimin e kodeve shumë më të lehtë. Një mjedis i tillë ndihmon në shkrimin e një kodi (për fjalët kyç, për rregullat e shkrimit të funksioneve etj.), në gjetjen e gabimeve sintaksore, si dhe në gjetjen e gabimeve në konceptim të programit (bug-et). Një IDE përmban:•	 mjetet grafike, që ndihmojnë për zhvillimin e kodeve; •	 përpiluesit; •	 mjetet e korrigjimit të kodit (debugging). IDE-të në Java janë me ose pa pagesë. Në internet mund të gjeni disa IDE Java pa pagesë si: Eclipse, Netbeans, JCreator, BlueJ dhe IntelliJ. Instalimi i BlueJ-sëInstalimi i mjedisit zhvillimor të BlueJ-së është i thjeshtë. Mjafton të shkojmë te faqja zyrtare (http//www.bluej.org/downloads/) dhe të shkarkojmë versionin e fundit për sistemin operativ që ka kompjuteri, duke ndjekur instruksionet përkatëse. Për të ndërtuar një program në Java nëpërmjet BlueJ-së, fillimisht duhet të krijojmë një projekt. Hapat për krijimin e projektit dhe shkrimin e programit janë si më poshtë:1. klikojmë dy herë në ikonën e programit BlueJ në desktop dhe në monitor do të shfaqet dritarja e punës e BlueJ-së (fig. 1);2. në menynë Project klikojmë opsionin New Project (fig. 2);Gjeni gabimet në kodet në Java. Aktivitet: njeh platformën BlueJ për ndërtimin e programeve në Java; ndërton projekte në BlueJ; zhvillon dhe teston programet në Java. Public classsystem.out.println{{System(Përshëndetje miq”);}}Public class students[Public static void main(String[] args){{System.out.println(“Mirëmëngjes”;}}Fig. 1Fig. 2173
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179