Page 18 - Demo
P. 18


                                    Nxënësi/ja:Ruajtja e të dhënave (Backup) 1.5 Njohja me Backup-inBackup apo ruajtja e kopjes elektronike të informacionit, është një nga hapat më të rëndësishëm që ju mund të ndërmerrni për të ruajtur dhe mbrojtur informacionin tuaj. Në këtë mësim do të ndalemi te mënyrat se si ju mund t’u bëni backup të dhënave tuaja. Të dhënat që ruhen gjatë këtij procesi ndahen në dy kategori:1. të dhëna të veçanta që janë të rëndësishme për ju, sikurse janë dokumentet, fotografitë apo videoxhirimet;2. të dhënat e sistemit operativ apo ndonjë program që mund të keni instaluar.Në përgjithësi ekzistojnë dy mënyra të ruajtjes së të dhënave:1. në pajisjet fizike (DVD,CD, USB, HDD i jashtëm); 2. në cloud në një zonë të internetit.Backup në cloud nënkupton se të dhënat tuaja ruhen në internet (cloud computing është një shërbim që ofron interneti për të ruajtur dhe përpunuar të dhënat). Ky shërbim ofrohet falas, por edhe me pagesë, në varësi të kërkesave që mund të ketë përdoruesi në lidhje me kohën, sasinë e të dhënave etj. Përgjithësisht, backup-i funksionon duke instaluar një program në kompjuterin tuaj, i cili pastaj automatikisht u bën backup të dhënave. Përparësia e kësaj zgjidhjeje është se ju nuk keni nevojë të shfrytëzoni hapësira disku. Mangësia e backup-ve në cloudështë se kërkon kohë në rastet kur ka sasi të mëdha të informacionit. Në figurën 1 tregohet procesi i backup-it online. kupton rëndësinë e ruajtjes së punës në kompjuter; njeh protokollet e ruajtjes së të dhënave.A. Kompjuterat përmbajnë dhe ruajnë sasi të mëdha informacioni. Si do t’i klasifikonit ato? B. Për shumë arsye, një pjesë e informacionit të ruajtur mund të humbasë. Disa nga këto arsye janë: fshirja e skedarëve në mënyrë të përhershme, dëmtimet nga viruset apo malware, dëmtimet mekanike të diskut (hard disk) të kompjuterit. Po të tjera, a njihni? Cilat pajisje do të zgjidhnit për ta ruajtur në mënyrë më të sigurt informacionin? Aktivitet:Kur backup-i kryhet në pajisjet fizike, rekomandohet që ruajtja e të dhënave të mos bëhet në të njëjtin hard disk, ku është instaluar Sistemi Operativ Windows. Gjithashtu, pajisjete ruajtjes (hard disk i jashtëm, DVD, CD) duhet të ruhen në vende të sigurta, si dhe të mbrohen me fjalëkalim. Ruajtja e të dhënave në pajisje fizikeka përparësi, pasi bëhet shpejt.Këshilla  Ruajtja e programevePër të bërë një backup në mënyrë manuale, mund të filloni duke krijuar një imazh të sistemit. Një imazh sistemi është një kopje e përpiktë e diskut të kompjuterit, që përfshin: •  programet që shërbejnë për lidhjen e hardware-it me sistemin operativ;•  skedarët e konfigurimit të sistemit;• programet dhe skedarët që ka kompjuteri.Ky imazh shërben për të rikthyer përmbajtjen e kompjuterit në rast se hard disku ose i gjithë kompjuteri ndalon së punuari. Imazhi i sistemit më pas ruhet në një vend të ndryshëm nga ai ku ndodhet i ruajtur. Fig. 116
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22