Page 183 - Demo
P. 183


                                    TEMATIKA 1. FJALOR BOTA E KOMPJUTERITGJGjuha C -gjuhë programimi shumë e fuqishme, e cila përdoret për programimin e sistemit dhe zhvillimin e aplikacioneve të biznesit.Gjuha e programimit -bashkësia e simboleve, fjalëve kyçe dhe rregullave për shënimin e programit.Gjuha Java -gjuhë programimi e nivelit të lartë e orientuar në objekt.HHeader -informacioni që ndodhet në krye të faqes së dokumentit.Homepage -faqja kryesore.HTML (HyperText Markup Language) -gjuhë programimi, që përdoret për krijimin e faqeve web.Hub -pajisje që lidh disa kompjutera duke krijuar një segment rrjeti.Hypertext -pjesa e tekstit që tregon link-et, ku lidhet teksti me faqe të tjera.IICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) -organizatë përgjegjëse për koordinimin, mirëmbajtjen dhe për procedurat e databazave të ndryshme në lidhje me hapësirën e internetit.IDE (Integrated Development Environment) -program aplikativ që i ofron programuesit një mjedis ku të shkruajë, përpilojë dhe ekzekutojë programet.JJavascript -gjuhë programimi i nivelit të lartë që përdoret për shkrimin e faqeve web.JDK (Java Development Kit) -mjedis për zhvillimin e programeve Java.JRE (Java Runtime Environment) -mjedis për ekzekutimin e programeve Java.JVM (Java Virtual Machine) -makina virtuale Java.KKeyframe -hapësirë kohe me linja dhe figura, që krijohet në rreshtin e kohës në FLASH.Kodi Burim -teksti që përkthehet nga një gjuhë kompjuteri në një tjetër.Kodi Objekt -produkti që përftohet nga përkthimi.LLAN (Local Area Network) -rrjeti lokal.MMAN (Metropolitan Area Network) -rrjeti metropolitan.Markup language -stili i të shkruarit dhe shfaqjes së informacionit brenda një dokumenti të shkruar.Mind map -hartë konceptuale.Mind mapping -është një software (program), i cili përdoret për krijimin e diagrameve vizuale dhe hartave konceptuale që tregojnë ndërlidhjen mes ideve dhe informacioneve.Mind View -program që mundëson administrimin e projekteve online.Modem -pajisje që shkëmben informacion.Movie -film.NNdryshore (variabël) -një objekt, që ka një vlerë të ndryshueshme.NIC (Network Interface Card) -karta ndërfaqëse e rrjetit.Notepad ++ -program editues për shkrimin e programeve.OOOP (Object Oriented Programming) -programimi i orientuar në objekt.Oval tool -mjetet për krijimin e figurave me formë rrethore. PPAN (Personal Area Network) -rrjeti personal.Peer-to-Peer -lloji i rrjetit, ku të gjithë pajisjet janë lidhur me njëra-tjetrën pa ndërmjetësinë e serverit.181
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186