Page 19 - Demo
P. 19
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITPër të bërë backup-in e programeve, konfigurimeve të sistemit dhe të skedarëve ndjekim hapat:1. klikojmë butonin Start / Control Panel/ System and Security;2. klikojmë Backup your computer (fig. 2);3. në të majtë të panelit, klikojmë Create a system image dhe pastaj ndjekim hapat sipas dritareve që hapen (fig. 3).ServerA. Ruajtja e kopjes së skedarëveNë mënyrë që të mos rrezikojmë të humbim skedarët në kompjuter, ne mund t’i ruajmë ato rregullisht në mënyrë automatike ose manuale. Për këtë ndjekim hapat si vijon:1. klikojmë butonin Start / Control Panel/ (System and Maintenance) ose System and Security;2. klikojmë Backup and Restore ose Backup your computer;3. përzgjedhim një nga rastet si më poshtë:• nëse nuk kemi përdorur më përpara Windows Backup, klikojmë Set up backup dhe ndjekim hapat sipas dritareve që hapen; • nëse kemi krijuar më përpara një backup, mund të presim që të kryhet backup-i i planifikuar rregullisht, ose mund të krijojmë manualisht një backup të ri duke klikuar Back up now. B. Krijimi i një backup-i të riPasi kemi krijuar backup-in e parë, Backup Windows ndryshon ose shton informacion të ri te backup-i i mëvonshëm. Nëse backup-i është ruajtur në hard drive ose në një zonë në internet, Backup Windows krijon automatikisht një backup të ri, të plotë, kur nevojitet për përdoruesin. Nëse backup-iështë ruajtur në CD ose në DVD, apo nëse duam t’u krijojmë backup të ri të gjithë skedarëve që ndodhen në kompjuter, atëherë mund të krijojmë një backup të plotë. Për këtë ndjekim hapat:1. klikojmë butonin Start / Control Panel/ (System and Maintenance) ose System and Security;2. klikojmë Backup and Restore ose Backup your computer;3. në të majtë të panelit klikojmë Create new, full backup. Përgjigju pyetjeve.1. Çfarë është backup-i? 2. Përse është e rëndësishme të bëjmë backup?3. Cilat janë mënyrat e ruajtjes së të dhënave?4. Krijo një backup të ri të kompjuterit tuaj. Shpjego hapat që ndoqe dhe hapësirën ku i ruajte të dhënat. Argumento përgjigjen tënde. Fig. 2Fig. 317

