Page 20 - Demo
P. 20
Nxënësi/ja:Rrjeti kompjuterik 1.6 Rrjeti kompjuterikNjë rrjet kompjuterik përbëhet nga dy ose më shumë kompjutera të ndërlidhur mes tyre me qëllim përdorimin e përbashkët të burimeve, shkëmbimin e informacionit ose komunikimin elektronik. Burime mund të jenë printerat, skanerët dhe çdo informacion që mund të ketë një kompjuter. Kompjuterat në rrjet mund të lidhen nëpërmjet kabllove, linjave telefonike, valëve radio, satelitëve ose rrezeve të dritës infra të kuqe. Kompani ose organizata ndërkombëtare kanë punonjës të shpërndarë në të gjithë botën, të cilët komunikojnë dhe shkëmbejnë informacion vetëm kur kompjuterat e tyre janë në rrjet. Ky lloj rrjeti specifik, që lidh vetëm punonjësit e një ndërmarrjeje apo organizate quhet Intranet. Interneti lidh intranetet nga e gjithë bota. Skema e thjeshtë e një rrjeti jepet në figurën 1. Elementet bazë të një rrjeti kompjuterikKompjuterat dhe pajisjet e tjera lidhen në një rrjet nëpërmjet pajisjeve të komunikimit dhe mjeteve të transmetimit (fig. 2). Le t’i shohim ato me radhë:Serveri është kompjuteri që administron burimet e rrjetit, programet dhe skedarët. Zakonisht ai është i dedikuar, gjë që do të thotë se nuk kryen asnjë detyrë tjetër përveç asaj që i është caktuar. Për shembull, një File Server është një kompjuter që administron arkivimin dhe risjelljen e skedarëve. Ndërsa një Print Server është një kompjuter që menaxhon një ose më shumë printera të nevojshëm në një rrjet. njeh përbërësit e rrjetit; kupton skemën e komunikimit midis pajisjeve të lidhura në rrjet.Shpjegoni si ndodh komunikimi midis dy kompanive: A (në Tiranë) dhe B (në Nju Jork).Aktivitet:Një extranet është gjithashtu rrjet privat, i cili funksionon në mënyrë të ngjashme me intranetin e një kompanie, por përveç punonjësve të një kompanie, ai lejon akses edhe për përdorues të autorizuar nga jashtë saj për qëllime specifike. Këtyre palëve të autorizuara u jepet akses vetëm në dokumente ose zona të caktuara brenda ekstranetit. Ata nuk kanë të njëjtin nivel të lejeve që ka një punonjës i kompanisë. Shembull: Amazon-i ka një ekstranet të dedikuar për furnitorët/shitësit, ku kompanitë mund të krijojnë llogari, të vendosin produktet e tyre dhe të bëjnë shitje. Për më shumë informacionServer Kompjuter workstationFig. 1Fig. 218

