Page 21 - Demo
P. 21
TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITWorkstation-i është një kompjuter i krijuar për përdorim individual në mjedisin e rrjetit. Ai është si një kompjuter personal, veçse është i lidhur me kompjuterat e tjerë si dhe me kompjuterin kryesor, që është serveri.Karta ndërfaqëse e rrjetit (NIC) (fig. 3) është një pjesë hardware e vendosur në njësinë qendrore të kompjuterit, më saktësisht në motherboard. Ajo shërben për lidhjen në rrjet të kompjuterave, duke i lidhur ata fizikisht nëpërmjet kabllove specifike. Por, nëse karta është wireless, nuk ka nevojë për kabllo, sepse lidhja bëhet nëpërmjet valëve.Pajisja Hub (fig. 4) lidh pajisje të shumta që mund të jenë kompjuter, printer, skaner, duke i bërë ato të punojnë si një segment i vetëm i rrjetit. Hub-i përbëhet nga porta të shumta. Këto porta lidhen me kartat NIC nëpërmjet kabllove të veçanta. NIC transferon të dhënat nga një kompjuter në Hub, i cili më pas i transferon këto të dhëna në një kompjuter tjetër, që është i lidhur në rrjet.Kanalet e transmetimit mundësojnë që çdo kompjuter të jetë i ndërlidhur në një rrjet. Në të, informacionet shkëmbehen ndërmjet dy kompjuterave duke përdorur këto kanale. Këto kanale mund të jenë kabllore ose jokabllore. Kanalet kabllore mund të jenë kabllo si çift i përdredhur, koaksiale, fibër optike etj. Kanalet jokabllore bëjnë të mundur lidhjen nëpërmjet satelitëve duke përdorur mikrovalët, valët radio etj. Switch është një pajisje më e sofistikuar,që ka zëvendësuar Hub-in. Kjo për shkak se Hub-i transferon të dhënat që merr nga karta NIC në të gjithë kompjuterat, kurse switch-i i transferon ato në kompjutera të veçantë.Për më shumë informacionPërgjigju pyetjeve.1. Çfarë është rrjeti kompjuterik dhe cilat janë elementet kryesore të tij?2. Përshkruaj shkurtimisht rolin e Kartës ndërfaqëse të rrjetit (NIC),si dhe funksionin e pajisjes HUB.3. Trego përparësitë dhe mangësitë e rrjetit kompjuterik. Përparësitë dhe mangësitë e rrjetit kompjuterikLidhja e kompjuterave në rrjet sot është nevojë botërore. Le të shikojmë disa nga përparësitë e rrjetit kompjuterik:1. Shpejtësia. Dërgimi dhe marrja e informacionit nëpërmjet rrjetit kompjuterik është shumë më e shpejtë krahasuar me postën e zakonshme. 2. Kosto efikase. Individualisht blerja e kopjeve të licencuara të shumë programeve të njohura software është i kushtueshëm. Ruajtja e një programi në një server e bën atë të zotërueshëm për t’u instaluar në kompjutera të tjerë që janë të lidhur me të, duke ulur kështu koston.3. Menaxhimi i centralizuar i Software. Kjo do të thotë që software-i mund të ngarkohet në kompjuterin kryesor, i cili është serveri i skedarëve. Kështu, eliminohet koha e harxhuar për instalimin dhe përditësimin e tij në të gjithë kompjuterat e pavarur të së njëjtës ndërtesë.4. Bashkëndarja e burimeve. Pajisje të tilla si: printeri, faksi, skaneri dhe modemi mund të përdoren bashkërisht duke i lidhur në rrjet. Kështu, rritet hapësira në ambientet e punës dhe kursehet financiarisht.Ndërsa disa nga mangësitë e rrjetit kompjuterik janë:1. Nëse serveri pëson një defekt, atëherë përdoruesit nuk janë në gjendje të drejtojnë programet aplikative. Kështu, rriten shanset për humbjen e të dhënave.2. Në qoftë se rrjeti nuk funksionon, atëherë kompjuterat që janë lidhur në rrjet, nuk mund të përdoren. Kështu, dëmtohet performanca e të gjithë sistemit.3. Kur rrjeti nuk është projektuar si duhet, me rritjen e trafikut në rrjet, performanca e tij bie. 4. Nëse numri i kompjuterave në rrjet rritet, atëherë menaxhimi i tyre bëhet i vështirë.Fig. 3Fig. 419

